Celebrities Love & Sex

Një hap i rëndësishëm për lidhjen e tyre/ Tom Holland dhe Zendaya blejnë shtëpinë e tyre!

Aktori i njohur Tom Holland ka blerë pronën e tij të re në Richmond, në Londrën Jugperëndimore, që muajin e kaluar. Çifti, të cilët u takuan në xhirimet e “Spider-Man: Homecoming” në vitin 2016. Pas blerjes tani ata po planifikojnë edhe një rinovim prej 250,000 £ për të përfshirë një palestër, kinema dhe shunë ambiente të tjera.

Aktorja amerikane Zendaya, tashmë zotëron një shtëpi prej 3 milionë funtesh në Los Anxhelos, por thuhet se po vendoset me të dashurin e saj Tom në Londër. Është afër prindërve të tij dhe shtëpisë së fëmijërisë në Kingston upon Thames. Një burim i tha Mirror:

Ata janë shumë të lumtur për pronën dhe për të marrë shtëpinë e tyre të parë së bashku. Ata janë shumë të dashuruar dhe donin që shtëpia e tyre e parë të ishte në Londër, ku u rrit Tom. Të gjithë janë të emocionuar për ta.

Fansat kishin shpresuar prej kohësh që aktorët të bashkoheshin, që kur filluan të luanin edhe role të përbashkëta dashurie në ekran në ekskluzivitetin e Marvel-it. Tom dhe Zendaya fillimisht filluan të takoheshin gjatë xhirimit të filmit të parë, megjithëse dyshja nuk e konfirmuan kurrë lidhjen mes tyre.

Dy vjet pas ‘ndarjes’ të tyre, ata u fotografuan duke u puthur në muajin korrik të vitit 2021. Që atëherë ata kanë rënë në sy të Princit Harry dhe Meghan Markle, të cilët kërkuan bisedime sekrete me çiftin pavarësisht se ata nuk ishin takuar kurrë më parë. Në lidhje me këtë lajm Tom dhe Zendaya ishin mjaft të hutuar, nga ajo që dëgjuan.

Megjithatë, të dy çiftet u takuan në fshehtësi në shtëpinë e madhe, Montecito me nëntë dhoma gjumi të Sussex. Mendohet se familja mbretërore mund të kenë qenë të etur për të biseduar me amerikanen Zendaya dhe anglezin Tom për t’i bindur ata të marrin pjesë në një nga projektet e tyre mediatike.