Celebrities Gossip Showbiz

Një histori dashurie e lindur në konfidencialitetin më të madh…/Monica Bellucci në një lidhje me regjisorin e njohur!

Ylli i kinematografisë Monica Bellucci dhe Tim Burton janë në një lidhje. Të paktën ky ka qenë titulli i “Paris Match”. “Një dashuri fantastike me shikim të parë”, shkruan poshtë fotove të dy yjeve, të portretizuara në kopertinën e numrit të fundit. “Një histori e lindur në konfidencialitetin më të madh”, zbulon revista.

Pasi kaluan për pak kohë në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 2006, regjisori dhe aktorja do të takoheshin sërish në tetor 2022 në Festivalin e Filmit Lumière në Lyon dhe dashuria duket se ka lindur atje. Burton për të përjavshmen franceze “Gala” dhjetë vjet më parë tha se:

Jam i çmendur pas Monica Bellucci. Ëndërroj të ngelem në ashensor me të. Ajo është shumë e bukur…

Pas përfundimit të marrëdhënies me Vincent Cassel, me të cilin ka dy vajza, së fundmi Monika ka pasur një lidhje me artistin Nicolas Lefebvre. Nga ana tjetër Tim është ndarë që nga viti 2014 nga partnerja e tij, aktorja angleze Helena Bonham Carter. Së fundmi Bellucci rrëfeu në një intervistë të dhënë për 58-vjetorin e saj se përse nuk është e fiksuar pas rinisë.

Siç tha ajo, nuk është e gatshme të humbasë vitet duke ndjekur dieta strikte dhe sfilitëse dhe as nuk do të “shkrihet” në palestër, duke pasur një ankth të përhershëm për imazhin e saj. Natyrisht, kujdeset për veten, duke bërë ‘pilates’ për të qenë në formë dhe thjesht duke ndjekur një dietë të thjeshtë disa ditore nëse mendon se kalon peshën “ideale” për të, por asgjë dërrmuese.