Art & Kulturë Celebrities Pardon My French

Një histori dashurie emocionuese dhe mjaft e veçantë, Rita Petro rrëfen në radio si është njohur me partnerin!

Sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë shkrimtarja e njohur, Rita Petro. Ajo ka zbuluar më shumë detaje për karrierën e saj ndër vite dhe për librin e ribotuar për të katërtën herë “Lindur së prapthi”.

Një shkrimtare mjaft e suksesshme në vendin tonë dhe jo vetëm që zbulon në radio detaje ekskluzive edhe për historinë e saj të dashurisë me Latifin në mënyrën më të veçantë dhe më emcionuese.

E kam unë një fillim poezie që në një ditë me shi kam shumë dëshirë të rrëfehem para njerëzve dhe të them vetëm të vërteta. Rrëfimi im është i tillë, ne jemi takuar me partnerin tim Latifin, Lato i them unë. Jemi takuar për Ditët e Naimit që ai e ka shkruar edhe tek romani “Kufiri”, në Tetovë dhe ne duhet të recitonim poezi dashurie. Bëheshin shumë të bukura festat. Ai ishte kimist dhe farmacist, po një njeri që kudo që futej të gjithë e pëlqenin edhe gocat. Mua më pëlqente shumë mënyra se si e pëlqenin dhe si komunikonte me vajzat dhe gratë. Burri që tërheq vëmendjen. Unë nuk gjeja asnjë poezi për atdheun, më në fund gjeta një poezi “Më kafshoi qeni i tërbuar” që e kam tek “Shija e instiktit” dhe atij kaq shumë i kishte bërë përshtypje. Unë isha me një pedagog që më ishte lutur për të shkuar tek Ditët e Naimit dhe në momentin që unë recitova iu duka një person shumë i çuditshëm dhe na ftojnë për darkë.

Miq të Latifit që në 1998 na mori në makinën e tij. Tetova na dukej në atë kohë si Nju Jork. Nuk kishe frikë nga asgjë. Rrugët nuk kontrolloheshin nga bandat. U futëm në një lokal me muzikë dhe e pashë m’u duk interesant. Në momentin e parë nuk u afrova sepse në tavolinë ishte dikush tjetër që më pëlqente mirëpo si duket edhe atij i pëlqenin sfidat.  Të nesërmen shkuam në një lokal me muzikë që kërcyem dhe aty patëm një kimi. Të dy ishim të martuar.

Kimia lind unë gjithmonë e them ndjenja nuk është as e moralshme as e pamoralshme, thjesht ndodh. Pastaj veprimet e tua mund t’i gjykojë kushdo. Çastet e para të dashurisë janë shumë të bukura dhe vendimtare. 

Atë natë nuk ndodhi asgjë pëveçse një puthje. Detajet ishin që i dhurova librin dhe kur erdhi një vajzë me një shportë me karafila dhe ai i thotë që të merrte për mua karafilin dhe dy miq tanë marrin karafila dhe mi zgjasin mua por i pagoi Lato. Ne ndenjëm tre netë pastaj më përcolli për të fjetur dhe në momentin e parë që do iknim aty e lashë të më puthte. Ishte një lloj parandjenje sikur do të ndodhte ndonjë gjë e madhe që sigurisht ndodhën më pas. Shumë sfida kemi kaluar. 

Kthehem me autobus dhe rruga ka qenë shumë e gjatë mbyllja sytë dhe mendoja vetëm atë puthjen. I lashë një pusullë ku ishte shkruar një poezi. Ai më la numrin e telefonit, thashë pse ta marr unë. I shkruaj që kam një aktivitet në Strugë dhe më tha do vij patjetër, kam disa foto të jashtëzakonshme. Mbaj mend që kam qenë mjaft entizuaste. Fillimisht vetëm takoheshim. Unë mund të them që në 22 vjet që kemi qenë bashkë nuk ka ndodhur që të rrimë një orë pa folur. 

A ka ndjerë paragjykim Rita për këtë?

Patjetër e kam ndjerë, jetonim në dy vende të ndryshme. Maqedonia dhe Tetova kishin ato paragjykimet e veta por unë kam qenë gjithmonë një person i lirë dhe mendoj që gjithmonë nuk duhet gjykuar njeriu në një periudhë tranzicioni. Nëse e gjithë jeta jote është një sistem dhe ti të gjithë jetën e kalon me një lloj tradhtie dhe hipokrizi është gjë tjetër dhe kur je në një tranzicion kur duhet të zgjedhësh midis dy njerëzve që ti i do shumë.

Mendoj që ky tranzicion ndodh tek njerëzit me karakter. Mendoj që sa më shumë karakter të ketë një njeri aq më i përgjegjshëm është dhe i guximshëm. Duhet të kesh guximin të mendosh njëherë vërtet ia vlen që unë të ndërpres lidhjen sepse nuk dua të them të shkatërroj familjen sepse nuk e quaj shkatërrim por ndërprerje të një marrëdhënie martesore. 

Si i ruajti ekuilibrat për të gjithë këtë situatë Rita Petro?

Mendoj se ishim të aq dy të mençur. Dashuria siç të ngre dhe të ul dhe të shkatërron, prandaj mendoj që numri një është mençuria. Mendoj se ishim të dy aq të mençur sa t’i kuptonim situatat, të merrnim një kënaqësi të jashtëzakonshme bashkë, të rrezikonim tek njerëzit e dashur, të mos i humbnim dhe të duronim. Ta kalonim këtë tranzicion sa më butë.