Botë e Çuditshme Celebrities Gossip

Një jetë me shumë fëmijë, këta të famshëm janë shumë të lumtur që kanë një “skuadër futbolli” në shtëpitë e tyre!

Për disa njerëz, të paturit 1 ose 2 fëmijë është mëse e mjaftueshme. Por për të tjerët, të kesh një familje më të madhe do të thotë më shumë argëtim, gëzim, do të thotë gjithashtu të kesh një rrjet më të madh mbështetës dhe të mos jesh kurrë vetëm. Dhe për të famshmit, kjo vlen.

Për Angelina Jolie, për shembull, të kesh 6 fëmijë në shtëpi është si të kesh një ekip që kujdeset për të dhe për njëri-tjetrin. Por Jolie nuk është e vetmja. Njihuni ndërkaq me 10 të famshëm që kanë më shumë se dy fëmijë dhe janë shumë të lumtur për këtë fakt.

1. David/Victoria Beckham

Dyshja e njohur Victoria dhe David Beckham kanë 4 fëmijë së bashku.

2. Angelina Jolie

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Jolie ka 6 fëmijë, 3 të birësuar dhe 3 biologjikë.

3. Kris Jenner

Mamaja e famshme e motrave Kardashian-Jenner, Kriss Jenner ka 6 fëmijë.

4. Cristiano Ronaldo

Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo ka 4 fëmijë.

5. Kim Kardashian

Ylli televiziv Kim Kardashian ka 4 fëmijë me reperin e njohur Kanye West. 2 fëmijët e saj më të vegjël lindën përmes një nënë surrogate.

6. Madonna

Mbretëresha e muzikës pop, Madonna ka 6 fëmijë. Ajo ka 2 fëmijë biologjikë dhe 4 të birësuar.

7. Steven Spielberg

Regjisori i “Jurassic Park” ka 7 fëmijë.

8. Tori Spelling

Tori dhe bashkëshorti i saj, Dean McDermott, kanë së bashku 5 fëmijë.

9. Mick Jagger

Legjenda e “Rolling Stone” ka 8 fëmijë.

10. James Van Der Beek

Aktori i njohur për rolin e tij në “Dawson’s Creek” ka 5 fëmijë.

Për hir të një karriere dhe popullariteti të shkëlqyer, shumë aktorë dhe këngëtarë janë gati të heqin dorë nga lumturia familjare dhe martesa. Megjithatë, ka shumë gra të famshme që kanë sakrifikuar karrierën e tyre të suksesshme për t’ia kushtuar jetën familjes dhe fëmijëve. Njihuni me disa prej këtyre grave në këtë link.