Celebrities Health & Beauty Lifestyle

“Një mjekër si të Princ Harry-t, ju lutem”/Kjo është fraza më e shpeshtë që dëgjohet në këtë klinikë estetike!

Një klinikë turke e flokëve pretendon se kërkesa për transplantimin e mjekrës është dyfishuar që nga publikimi i librit “Spare” të princit Harry. Klinika EsteNove në Stamboll pretendon se kopertina e librit me kujtime, “Spare”, e cila është shfaqur shumë në media dhe në libraritë anembanë botës muajin e kaluar, është përgjegjëse për rritjen e kërkesës për transplantimin e mjekrës.

Transplantet e mjekrës zakonisht përbëjnë vetëm 5% të rreth 250 procedurave që kjo klinikë kryen mesatarisht në muaj, ndërsa tani është rritur në 10 %, pra, kërkesa është dyfishuar. Ata e quajtën këtë efekti ‘Princi Harry’, sepse kopertina e librit është ajo që burrat kanë sjellë kohët e fundit si një shembull se si duan të duket mjekra e tyre. Për një pamje të re, ata janë gati të paguajnë deri në 2.500 dollarë. Bashkëthemeluesi i klinikës, Batuhan Kizilcan është shprehur:

Interesimi për transplantimin e mjekrës është rritur vazhdimisht gjatë viteve të fundit, pasi më shumë njerëz bëhen të vetëdijshëm se mund ta arrijnë këtë pamje me transplant, por javët e fundit janë shfaqur gjithnjë e më shumë burra.

Ai deklaroi se çdo vit rreth 50 % e pacientëve të tyre janë nga Britania e Madhe, kështu që nuk është për t’u habitur që fotografia e princit është shpesh një shembull i mjekrës që duan burrat. Kizilcan pohon se çmimet e tyre janë dukshëm më të ulëta në krahasim me çmimet e Britanisë së Madhe kur bëhet fjalë për këto operacione.

Kirurgjia e transplantimit të mjekrës fillimisht përfshin ekzaminimin mikroskopik të folikulave të flokëve nga vendi i dhurimit, zakonisht pjesa e pasme e kokës, për të patur më shumë sukses. Këto më pas nxirren nën efektin e anestezisë përpara se të transplantohen në fytyrë. Ky proces zakonisht zgjat tre deri në pesë orë. Brenda pak javësh, flokët e transplantuar do të bien para se të fillojnë të rilindin, me mjekër të plotë që thuhet se do të jetë e mundur brenda 10 muajve.