Gossip Showbiz

Njihuni me hotelin super luksoz në Australi ku po qëndron Rita Ora!

Kohët e fundit këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak se ka thyer disa herë masat anti-COVID. Së fundmi, Rita ndodhet në Australi pasi është pjesëtare e jurisë në “The Voice”, ku do të pozicionohet në krahë të emrave të njohur si: Keith Urban, Guy Sebastian dhe Jessica Mauboy. Asaj i është kërkuar që të vendosej në karantinë për 14 ditë.

Mediat e huaja shkruajnë se ylli i muziksë R&B po qëndron në hotelin më të shtrenjtë të Sydney-t së bashku me motrën e saj, Elena ora.

Hoteli me pesë yje “Park Hyatt” ka një pamje mbresëlënëse të portit gjigant të Sydney-t. “Park Hyatt” përmban suita të bollshme, një banjë private, kuzhinë të shkëlqyer, një palestër, pishinë dhe madje edhe një shtëpi për mysafirë.