Celebrities Film & Tv Showbiz

Njihuni me super performancat e VIP-ave për ‘Halloween Night’ në “DWTS”!

Një nga spektaklet më të ndjekura dhe më të suksesshme deri më tani padyshim që mund të themi se është “Dancing With The Stars”. Show-n magjik më të përfolur të momentit. Personazhet vip dhe artistët pjesë e kastit të “DWTS” së bashku me balerinët profesionistë dhuruan show mbrëmjen e parë dhe mund ta themi tashmë që premiera e “DWTS” nuk zhgënjeu. Pati emocione të forta, kërcime të bukura, pasion dhe atmosferë magjike. Kujtojmë se Top Albania Radio ishte aty dhe do të jetë çdo të premte për t’ju sjellë ekskluzivisht përmes imazheve dhe video atmosferën e mrekullueshme që është atje, të cilat sigurisht që mund t’i ndiqni vazhdimisht në faqen zyrtare të TAR në Instagram.

Duke qenë se kjo ishte një natë me temën e Halloween të gjithë VIP-at sollën personazhë të njohur dhe me super energji në performancat e tyre. Ndërkohë ju njohim me të gjithë performancat e mbrëmjes së sotme dhe me vlerësimin e jurisë për secilin nga çiftet.

Deborah dhe Niko (22 pikë)
Irini dhe Eltion (18 pikë)
Sara dhe Luixhino (32 pikë)
Arditi dhe Jora (37 pikë)
Elona dhe Anxhelo (23 pikë)
Elhaida dhe Lediani (28 pikë)
Isli dhe Ledia (31 pikë)
Arbër dhe Erisa ( 27 pikë)
Gent dhe Emanuela (20 pikë)
Megi dhe Jurgen (26 pikë)
Julka dhe Silvester (27 pikë)
Salsano dhe Lori (36 pikë)