Bota Celebrities

Njihuni me vendin që ka numrin më të madh të miliarderëve në botë!

Pekini ka më shumë miliarderë se çdo qytet tjetër në botë, sipas listës vjetore nga revista prestigjioze “Forbes.”. Kryeqyteti kinez ka shtuar 33 miliarderë vitin e kaluar dhe tani është shtëpi e 100 të tillëve. Pekini ka mundur Nju Jorku-n me rezultat të ngushtë, pasi ky i fundit ka 99 miliarderë në territorin e vet, dhe ka mbajtur pozitën e parë në 7 vitet e fundit.

 

Ndalja e shpejtë e koronavirusit në Kinë dhe rritja e kompanive të teknologjisë ka ndihmuar në këtë rritje. Mirëpo pavarësisht se Pekini ka më shumë miliarderë, shuma e pasurisë së miliarderëve në Shtetet e Bashkuara vazhdon të jetë për 80 miliardë dollarë më e lartë sesa e atyre që janë rezident në Kinë.

Miliarderi më i pasur në kryeqytetin kinez është Zhang Yiming, themelues i aplikacionit “TikTok” dhe shef ekzekutiv i kompanisë “ByteDance”, me një pasuri që kap vlerat e 35.6 miliardë dollarëve.

Ndërkohë që në Nju York, më i pasuri është Michael Bloomberg, me një pasuri prej 59 miliardë dollarë.

Rikujtojmë, se “Forbes” shpalli Jeff Bezos-in, personin më të pasur në botë për të katërtin vit rradhazi.