Celebrities

Jeff Bezos mban kreun si personi më i pasur në botë!

Jeff Bezos është personi më i pasur në botë për të katërtin vit rradhazi, sipas “Forbes”. Themeluesi i “Amazon” ka një pasur prej 177 miliardë dollarësh. Pasuritë e tij janë rritur me 64 miliardë dollarë nga një vit më parë, si rezultat i rritjes së vlerës së aksioneve të “Amazon”. Elon Musk, fituesi më i madh në terma dollarësh, arriti në vendin e dytë në listën e 35-të vjetore të “Forbes” për personat më të pasur në botë.

I renditur në numrin 31 me një pasuri prej 24,6 miliardë dollarësh vitin e kaluar, manjati i biznesit shtoi pasurinë me 126,4 miliardë dollarë duke arritur në gjithsej 151 miliardë dollarë në 2021, me ndihmën e një rritje prej 705 % të aksioneve të Tesla-s. Manjati francez i mallrave luksoze, Bernard Arnault mbetet në vendit e tretë, me pasurinë e tij prej 150 miliardë dollarësh.

Bashkëthemeluesi i “Microsoft”, Bill Gates është personi i katërt më i pasur në botë, me një vlerë neto prej 124 miliardë dollarësh, i fuqizuar nga forca e aksioneve që ai zotëron në Microsoft, Hekurudhat Kombëtare Kanadeze dhe prodhuesit e traktorëve “Deere & Company”.

Më pas vijon themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg, me 97 miliardë dollarë; Warren Buffett, me 96 miliardë dollarë; Larry Ellison, me 93 miliardë dollarë; Larry Page, me 91 miliardë dollarë; Seregey Brin, me 89 miliardë dollarë; Mukesh Ambani, me rreth 84,5 miliardë dollarë.

Rikujtojmë, se binezmeni Marc Pocan bëri një deklaratë tronditëse ne Twitter ku hodhi akuza të forta ndaj kompanisë së njohur “Amazon” të miliarderit Jeff Bezo-s. Por, “Amazon” iu përgjigj kësaj akuze. Disa kohë më parë, Bezos deklaroi se do të largohet nga roli i shefit ekzekutiv të gjigantit të tregtisë elektronike.