Gossip Showbiz

Nuk e dimë për ju por ne jemi mrekulluar nga paraqitja e Tuna-s vetëm pak pas lindjes!

Këngëtarja e njohur Tuna dhe Patris Berisha kanë qënë në qendër të vëmendjes mediatike javët e fundit pas ardhjes në jetë të djalit të tyre të dytë, të cilin e quajtën Zen. Mesa duket, Tuna ka ndërmarrë të njëjtin veprim të bujshëm ndaj tij, sikurse ndaj Tian.

Në dhjetor të vitit të kaluar ajo hoqi mbiemrin e Patrisit nga Instagrami i djalit të saj, duke e bërë nga Tian Patris Berisha në Tian Sejdi. Asokohe, Patrisi publikoi në Instagram një video me djalin, duke shkruar: “Tian Patris Berisha”, duke lënë të kuptohet se ai mban mbiemrin e tij.

Ditën e sotme, vogëlushi feston njëmujorin e lindjes dhe Tuna mjaft e lumtur në shoqërinë e dy djemve të saj ka shkruar:

Një muaj më parë lindi dashuria e cila nuk pushon së rrituri. Gëzuar muajin e 1-rë të lindjes, Zen.

Ajo duket super në formë vetëm pak pas lindjes dhe ne jemi thjesht të mrekulluar nga pamja e saj. Nuk mendoni edhe ju kështu? Mjafton të shihni fotot e saj në Instagram dhe do të na besoni.

https://www.instagram.com/p/CP6BXlHjo6d/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c8ba6ff4-1549-4f75-a83f-44a5bba9a4e2

Ndërkaq, ende nuk dihet se cilat kanë qënë arsyet e ndarjes së Tuna-s nga Patrisi. Gjithashtu, pas lindjes së djalit nuk është parë askund një urim si nga vëllai i Patrisit, këngëtari Robert Berisha, e as nga ish-bashkëshortja e tij Nora Istrefi. Duket se situata është ende e tensionuar mes tyre.