Celebrities Showbiz

Nuk e dimë se çfarë i thotë mendja, por Kanye West sapo pranoi se nuk ka lexuar asnjë libër në jetën e tij!

Në një intervistë të fundit në podcastin e ri “Alo Mind Full”, Kanye West, tha se ai nuk ka lexuar asnjë libër dhe e krahasoi leximin me të ngrënit e lakrave të Brukselit. Rreth katër minutave të podcastit, Ye komentoi një referencë që bashkë-themeluesi i “Alo Mind Full”, Danny Harris, i bëri një libri. Ai u shpreh:

Kur thatë se nuk e kisha lexuar këtë libër, në fakt nuk kam lexuar asnjë libër. Për mua, të lexuarit është si të ha lakra Brukseli.

Intervista e tij vjen vetëm një ditë pasi Ye ndërpreu partneritetin e tij 10-vjeçar me Gap. Ai nuk e trajton drejtpërdrejt marrëdhënien e tij me Gap ose Adidas, me të cilët prodhoi këpucë Yeezy, gjatë intervistës. Megjithatë, ai kritikon indirekt dy kompanitë.

Unë sinqerisht besoj se Gap dhe Adidas janë pjesë e një plani më të madh për të margjinalizuar kompanitë amerikane dhe industrinë amerikane.

Gjatë intervistës, Ye foli për mbrojtjen e përdorimit të teknologjisë në arsim.

Unë mund të kem një tendencë për të qenë thjesht si paranojak i robotëve, por kjo është një mënyrë që ne duhet të ekzistojmë. Dua të them, “Star Wars” është kolegji im, e dini. Kam kaluar shumë më shumë orë në “Star Wars” sesa në kolegj.

Më herët Kanye West ka zbuluar se vdekja e Mbretëreshës i ka kujtuar atij brishtësinë e jetës. Në një postim prekës në rrjetet sociale, reperi, 44 vjeç, i bëri homazhe Madhërisë së Saj pasi mori lajmin se ajo kishte vdekur në moshën 96-vjeçare ndërsa ishte në rezidencën e saj në Kështjellën Balmoral, Skoci. Ndërsa lajmi tronditi globin, Kanye foli se si vdekja e Mbretëreshës e ka ndryshuar atë si person dhe e ka inkurajuar të heqë dorë nga inatet e tij.