Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk e dua më, e shoh si motër…”/Telenovela Wanda-Icardi merr kthesë të re!

Javën e kaluar kudo në media u përfol se marrëdhënia e futbollistit Mauro Icardi-t dhe partneres së tij Wanda-s ishte në krizë. Tradhtia dukej se ishte shkaku dhe ishte postimi i Wanda-s që trazoi rrjetin. Trekëndëshi i dashurisë mes Wanda-s, Icardit dhe modeles Eugenia Suarez ka bërë bujë gjithandej e kudo po flitet për ta.

Teksa të gjithë menduam se telenovela e tyre mori fund me dedikimin që 34-vjecarja i bëri argjentinasit ku zbuloi se pas divorcit kishin zgjedhur sërish njëri-tjetrin, mesazhe të reja dalin në skenë. Janë mesazhet e Icardit dërguar Suarez ku sulmuesi argjentinas shprehet se nuk e do më gruan e tij.

Angel de Brito, i “Los Angeles de la Manana”, zbuloi më shumë detaje rreth trekëndëshit të dashurisë.

Kur filluan të flasin, gjëja e parë që ai i tha asaj ishte: “Ti je gruaja e ëndrrave të mia, idhulli im, të kam parë në këtë mënyrë që kur kam qenë i vogël.”

Pa e pyetur askush asgjë, argjentinasi filloi t’i thoshte Suarez se ishte në telashe me Wandën. Në një moment, ai tha: ‘Dua të ndahem me Wandën, nuk dua të jem më me të.’ Sipas prezantuesit, Icardi tha diçka mjaft të fortë në mesazhet e tij me Suarez: ‘Kam ndalur ta dua atë, e mendoj si motrën time”.

Rikujtojmë se Eugenia Suarez, konfirmoi tradhëtinë me Mauro-n duke shkruar se:

Nuk nisa, inkurajova apo shkaktova këtë situatë. Gjithnjë, kam menduar se ishin të ndarë.

Sipas variantit të modeles argjentinase, e njohur si “China” për shkak të syve me formën e bajames, ajo nuk shkatërroi një familje, por ishte Icardi, i cili e mashtroi.