Celebrities Gossip

Divorci për tradhëti ishte i sigurtë, por Wanda e gris: “Të dua Mauro!”

Wanda Nara tregon për atë që ndodhi me bashkëshortin Mauro Icardi në javët e fundit e në rrjetet sociale ka zgjedhur të publikojë një foto me të, duke mbyllur përfundimisht, kapitullin më të vështirë të historisë së tyre të dashurisë.

Në një postim të gjatë në Instagram, gruaja dhe agjentja e sulmuesit argjentinas të PSG-së shkruan:

Çdo ditë kërkoja divorcin e në fund arritëm një marrëveshje. Më bëri të kuptoj se nuk kam gjë, nëse nuk jam me të. U rizgjodhëm, të dua Mauro! Fotot e muajve të fundit tregojnë sa të lumtur ishim bashkë.

Ndonëse pa përmendur emra, Wanda nuk humbet rastin për të kujtuar sa e lënduar mbeti nga ajo që ndodhi, referuar tradhëtisë me modelen Eugenia Suarez, të njohur si “China”.

Çdo ditë i kërkoja Mauros divorcin. Kur e kuptoi që nuk mund të kishte kthim pas, më tha se nuk mund të vazhdonim kështu e nëse ndarja ishte e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund dhimbjes kaq të madhe, duhej ta bënim.

Çifti iu drejtua avokatit

Në dy ditë, Mauro pranoi të gjitha kushtet e firmosëm marrëveshjen. Të nesërmen më shkroi një letër ku thuhej: Të dhashë gjithçka e më ke dhënë gjithçka, pasi kjo më bënte të lumtur. Kështu kuptova se nuk kam gjë, nëse nuk jam me të. Jam e sigurt se ky moment i shëmtuar që po kalojmë do të na forcojë si çift e si familje.

E rëndësishme është që të dy patëm lirinë për t’i dhënë fund historisë sonë 8-vjeçare, por me zemrat tona të lodhura nga vajtimet, u rizgjodhëm. Të dua!