Lifestyle Love & Sex

Nuk është aq i dashur ose prezent si në fillim?! Shenjat që shfaq partneri juaj kur nuk është më i dashuruar me ju!

E takoni dikë, përshtateni, lidhja është duke ecur mirë, por pastaj, krejt papritmas diçka ndryshon. Thjesht gjërat nuk vazhdojnë të funksionojnë më. Partneri nuk është aq i dashur ose prezent si në fillim kur kishit rënë në dashuri me njëri-tjetrin. Sipas Holly Parker, autore e If We’re Together, Why do I Feel So Alone? ky është problem mjaft i zakonshëm, por kjo nuk do të thotë se nuk është e lehtë ta zbuloni. Mungesa emocionale është paaftësia apo mungesa e gatishmërisë për të ndërtuar një lidhje emocionale me dikë. Ky është një flamur i madh i kuq kur vjen puna te lidhjet e dashurisë.

“Rrugëtimi i përpjekjes për ta bërë për vete një partner me mungesë emocionale është tejet i vështirë, poshtërues dhe shkakton dhimbje”-tregon Dr. arker. Sidoqoftë, çelësi për t’i rregulluar këto probleme me një partner me mungesë emocionale është ta kuptoni këtë gjë më herët dhe ta ndryshoni drejtimin.

Pesë mënyrat të cilat do t’ju ndihmojnë ta dalloni një partner me mungesë emocionale:

1. Bëjnë çfarë duan vet.

2. Shmangin bisedat rreth ditëve të punës, pasigurive që i keni etj.

3. Gjithmonë kërkojnë faje.

4. Frikësohen t’ju tregojnë se kush janë në të vërtetë.

5. Nuk kënaqet asnjëherë.

Ndërkaq, sytë janë pasqyra e shpirtit, por dhe e dëshirave tuaja seksuale. Shenjat joverbale janë më efektive se sa komunikimi gjatë seksit, sipas një studimi të publikuar së fundmi në “Archives of Sexual Behavior”. Studiuesit në “Missouri State University” zhvilluan intervista me 78 pjesëmarrës të moshave dhe orientimeve të ndryshme seksuale për të përcaktuar se çfarë vlen më shumë gjatë një akti seksual. Ekipi zbuloi se njerëzit kanë shumë më shumë shanse të komunikojnë gjatë seksit me partnerë të cilëve u besojnë dhe ndihen rehat.