Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Nuk humbet asnjë rast, Sam Smith rrëmben vëmendjen e të gjithëve në “Brit Awards” me veshjen e tij!

Kur flasim për modën dhe për guximin për të tjekaluar limitet e imagjinatës, mund të identifikojmë menjëherë një prej artistëve të njohur dhe mjaft të suksesshëm, Sam Smith. Pak ditë më parë ai tërhoqi vëmendjen me veshjen në tapetin e kuq gjatë eventit më të madh në botën e muzikës “Grammy Awards” me veshjen e tij. 

Këtë herë është radha për një tjetër krijim, kur mbërriti në Brit Awards në Londër të shtunën krijuesi i hiteve parakaloi në tapetin e kuq me një veshje të çuditshme latex si tullumbace. Veshja me mëngë si tullumbace dhe këmbë të fryra dhe një dizajn me zinxhir mbi gjoks ishin të papritura, kush e kishte menduar se Sam do të guxonte kaq shumë? Ai e kompletoi look-un e tij me një palë taka platformë po në ngjyrë të zezë.

Sam po feston ende suksesin e hitit “Unholy” me Kim Petras, të cilin e performoi edhe gjatë eventit. Nga ana tjetër Kim së fundmi ka bërë histori si gruaja e parë transgjinore që ka fituar çmimin “Grammy” për “performancën më të mirë Pop Duo/Grupi” së bashku me Sam. Megjithatë, dyshja u kritikua pas performancës së tyre ‘satanike’ të “Unholy” gjatë 65-të vjetore “Grammy”.Në ceremoninë e mbrëmshme artisti Harry Styles ishte ai i cili kryesoi me më së shumti çmime të fituara, katër gjithsej, i pasuar nga Wet Leg dhe Beyonce me nga dy secili.