Celebrities Showbiz

Sam Smith pranon se u pështye në rrugë pasi nuk indentifikohej me një gjini të caktuar!

Pasi tha se ndihej jo-binar (nuk identifikohej me një gjini të caktuar) në vitin 2019 dhe e ndryshoi përemrin e tij në “ata/ato”, Sam Smith ka folur për jetën e tij që nga ndryshimi i përemrave disa vite më parë, duke i thënë Zane Lowe gjatë një interviste për “Apple Music” se ka hasur edhe abuzim në rrugë.

Sam Smith ka folur për përvojën e tij që nga ky ndryshim, duke thënë se reagimi negativ ndaj identitetit të tij të ri është rraskapitës. Kantautori 30 vjeçar njoftoi se i ka kërkuar njerëzve të përdorin përemrat “ata/ato”, kur i referohen atij. Fituesi i çmimit Grammy, i cili njihet për hitet si “Latch” dhe “Like I Can”, ka folur më parë se është përballur me një reagim të ashpër për këtë vendim katër vjet më parë.

Sam, albumi i fundit i të cilit është “Gloria”, u pyet nga prezantuesi rreth jetës së tij personale dhe se si ka ndikuar tek përditshmëria e tij. Ai ka pohuar se komunikon edhe më mirë tani me familjen. Gjithashtu ka pranuar se edhe nga ana e dashurisë ka përfituar gjithashtu, duke thënë se ndihet i dashuruar. Kantautori tha se do të dëshironte që të kishte ditur për një identitet të tillë që kur ishte në shkollë, duke shtuar se në atë kohë do ishte shumë mirë të identifikohej kështu.

Performuesi tha se ishte me të vërtetë e vështirë dhe pranoi se nuk u ndje mirë nga sharjet, fyerjet dhe sulmet në rrugë. Ai ishte në lajmet e fundit dhe ishte e vështirë për të që të mos ta shikonte. Sam shpjegoi gjatë intervistës se ka vendosur të mos shikojë artikuj në internet ose komente në mediat sociale, por nuk mund të mos përballen me abuzime në rrugë.

Ajo që njerëzit nuk e kuptojnë me njerëzit trans jo-binarë në Mbretërinë e Bashkuar është se po ndodh në rrugë. Sikur jam duke u keqtrajtuar në rrugë verbalisht më shumë se kurrë. Kjo ka qenë pjesa më e vështirë. Dikush më pështyu si në rrugë, është çmenduri. Është shumë e trishtueshme që jemi në vitin 2023 dhe ende po ndodh. Është rraskapitëse