Bota Tech

Nuk ka ‘shpëtim’ nga Facebook! Ja detajet e kompanisë që po dalin në dritë së fundmi!

Megan Borovicka është një grua e cili iu bashkua platformës Facebook në vitin 2013 dhe më pas ajo harroi se madje kishte një llogari të tillë. Por Facebook kurrë nuk e ‘harroi’ atë. Avokatja 42-vjeçare nga Oakland, Kaliforni, nuk kishte asnjë “mik”, nuk postoi ndonjë përditësim të statusit të saj, nuk pëlqeu ndonjë fotografi apo hapi aplikacionin Facebook në telefonin e saj.

Megjithatë gjatë dekadës së fundit, Facebook ka përdorur informacione nga të dhënat e Megan për të marrë detaje shumë specifike për jetën e saj, duke filluar nga marka e saj e të brendshmeve deri në vendin e fundit ku ajo ishte e punësuar. Borovicka tha për “Washington Post” se:

Është një ndjenjë e çuditshme. Pse ata duhet ta dinë këtë? Mendova se nëse nuk po përdor Facebook, nuk do të isha në orbitën e tyre.

Facebook është bërë ‘problem’ shumë i madh për të shpëtuar nga ai. Në fillim të këtij muaji, Komisioni Federal i Tregtisë ngriti një padi të përditësuar mosbesimi kundër Facebook, duke argumentuar se kompania duhet të shpërbëhet. Rreth 69 % e të rriturve amerikanë tani kanë llogari në Facebook, sipas “Pew Research”. Rrjeti tjetër social më i popullarizuar, Instagram, është gjithashtu në pronësi të Facebook. Po kështu edhe shërbimet e mesazheve sikurse WhatsApp dhe Messenger.

Facebook është kompani kaq e madhe, sa ka bindur miliona biznese, aplikacione dhe faqe të tjera në internet që të kontrollojnë përdoruesit në emër të saj. Edhe kur nuk jeni duke përdorur Facebook në mënyrë aktive. Edhe kur nuk jeni online. Madje, ndoshta, nëse nuk keni pasur kurrë një llogari në Facebook. Ja se si funksionon.

Facebook u ofron partnerëve të saj të biznesit softuerin e ndjekjes online që ata vendosin në aplikacione, faqe interneti dhe programe besnikërie. Çdo biznes ose grup që ka nevojë të bëjë reklama dixhitale ka pak zgjedhje, përveçse të fusë aktivitetet tuaja në arkivën e Facebook: marketin tuaj të lagjes, politikanët e preferuar dhe madje edhe faqet e pagesës për gazetën tuaj online në të cilën ju jeni parapaguar.

Facebook merr këto të dhëna dhe përpiqet t’i krahasojë ato me llogarinë tuaj. Ai e vendosë emrin tuaj në një pjesë të profilit që miqtë tuaj nuk mund ta shohin, por Facebook e përdorë atë profil për të formësuar përvojën tuaj në internet. Ndër 100 aplikacionet më të njohura të telefonave, ju mund të gjeni softuer të Facebook në 61 prej tyre, tha firma kërkimore e aplikacioneve “Sensor Tower”. Facebook gjithashtu ka gjurmues në rreth 25 % të faqeve të internetit, sipas krijuesit të softuerit të privatësisë “Ghostery”.