Celebrities Gossip Showbiz

Nuk ka të ndalur, Kida së shpejti me një tjetër projekt muzikor!

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime. Jo vetëm për faktin se këngët e saj kanë pasur shumë sukses, por ajo çfarë e bën këngëtaren një ndër më të dashurat për publikun është se Kida është një ndër artisteve që ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram.

Kanë kaluar vetëm 3 ditë që kur  Kida ka publikuar projektin më të ri muzikor, i cili titullohet “Leje” e deri më tani ka arritur 1 milion klikime në Youtube. E duket se bukuroshja nuk ka të ndalur dhe së shpejti do të publikoj projekte të reja e këtë na e ka treguar me postimin e fundit në Instastory, teksa ka postuar një foto duke rregjistruar.

Kida dhe Dafina kanë publikuar projektin e ri muzikor, i cili titullohet “Ai me mu so”, bashkëpunimi i dytë pas ‘Luje belin’. Vetëm brenda dy muajve dueti numëron afro 10 milion klikime në platformën YouTube duke u konsideruar kështu një sukses i vërtetë. Epo nuk mund të ndodhte ndryshe mes dy artisteve si Dafi dhe Kida.