Lifestyle

Nuk keni më tërheqje seksuale për partnerin tuaj? Zbuloni se çfarë duhet të dini!

Seksualiteti është e vetmja gjë që e dallon me të vërtetë një marrëdhënie romantike nga ajo platonike: është një lloj “ngjitësi i marrëdhënieve” që i ndihmon çiftet të qëndrojnë së bashku në kohë të vështira. Kjo është arsyeja pse ekspertët janë në mëdyshje që kaq shumë njerëz që  zhvlerësojnë seksin në zgjedhjen e një partneri për një marrëdhënie afatgjatë.

” Kërkimet tregojnë se, ndërsa tërheqja fizike është zakonisht ndër tiparet më të rëndësishme që njerëzit dëshirojnë në një partner romantik, ajo në fakt nuk kryeson listën për burrat apo gratë,” tha Dr. Justin Lehmiller .

“Tiparet si inteligjenca, humori, ndershmëria dhe mirësia janë shpesh të paktën po aq të rëndësishme, nëse jo më shumë.”përfundoi ai.

A mundet tërheqja seksuale të krijojë apo prishë një marrëdhënie?

Seksi i mirë mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër shqetësimit psikologjik, duke përfshirë ankthin dhe depresionin, ndihmon çiftet të arrijnë një lidhje më të thellë dhe përmirëson kënaqësinë në marrëdhënie.

“Nëse një marrëdhënie është një vakt, pjesa seksuale duhet të konsiderohet një pjesë integrale e saj, siç është proteina, në vend të një pjese joserioze si ëmbëlsirë”, thotë Eva Dillon, një terapiste seksi në New York City, shkruan revista psikologjia.

Për disa njerëz, mungesa e tërheqjes seksuale mund të çojë në pabesi ose divorc. Për të tjerët, mungesa e tërheqjes seksuale bëhet problem vetëm kur dikush përshtatet me pritshmëritë shoqërore rreth seksit dhe dëshirës.