Celebrities Gossip Showbiz

Nuk mori ftesë për tek filmi “Në kuadër të dashurisë”, ç’ka për të thënë Maestro?

Në Kuadër të Dashurisë”, filmi i realizuar nga Top Channel me aktorët protagonist Olta Gixhari dhe Luiz Ejlli apo i madhi Ndriçim Xhepa, ka ngjallur kërshëri tek fansat dhe adhuruesit e kinemasë që në nisje të projektit.
I pyetur nëse kishte marrë nonjë ftesë për të qenë pjesë e tij, Armaldo Kllogjeri e pranoi “Pushime On Top” që jo, por edhe nëse do të kishte marrë pjesë do ta kishte të pamundur për shkak të ngarkesës së koncerteve.

I pyetur se si e sheh Luizin në rolin e aktorit, Maestro u tregua i distancuar duke theksuar se diçka të tillë nuk mund ta vlerësoj ai. Insistimit të gazetares së “Pushime on Top” për një opinion nga Armaldo mbi suksesin e Luizit, Maestro iu përgjigj “pse bën këto pyetjet tendencioze dhe me spec si binjak që je”.

Pushime on Top: Filmi që po realizohet nga Top Channel, “Në Kuadër të Dashurisë”, me protagonistë kryesor Olta Gixharin dhe Luis Ejllin, ke marrë ndonjë ftesë ti për të qenë pjesë e tij?

Maestro: Jo, nuk kam marrë asnjë ftesë për të qenë pjesë e filmit, por kam përshtypjen se edhe po të kisha marrë pjesë do ta kisha të pamundur për t’u bërë pjesë sepse jam shumë i ngarkuar me aktivitetet dhe datat e koncerteve që kam.

Pushime on Top: Luizi si aktor, si mendon se do të jetë?

Maestro: Ahh, këtë nuk e di, këtë nuk mund ta vlerësoj unë. Këtë mund ta vlerësojnë aktorë apo persona të fushës.