Këngëtari i dashur për publikun, Armaldo Kllogjeri por edhe ish-banor i Big Brother Vip 2, u rikthye sot në ekran dhe tregoi shumë çka ndodhur në jetën e tij. I ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ish-banori i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” tregoi debulesën e tij për vajzën e vogël, Rean, të cilin tregoi se e ka përkëdhelur shumë dhe e ka rritur vetë. Mes notash nostalgjie dhe mësimesh, Armaldo ndau mësimin më te madh që ka marrë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Dalja nga Big Brother më ka mësuar shumë gjëra në jetë. Ka arritur deri atje derisa ata që ke pasur miq të kan/ kthyer dhe krahët dhe nuk të kanë ndihmuar, por ka treguar edhe që njerëzit nuk jjanë aq të sinqertë sa duhet. Kur ti e ke një ‘background’, kur ti je dikush atëherë fillojnë dhe tregojnë të nxjerrin veten e tyre. Jetojmë në një botë të tillë.
Kush të ka zhgënjyer kush ta ka futur këtë thikën pas shpine?
Ne thikën pas shpine e hajmë përditë (qesh) Nuk është thikë pas shpine, por atëherë kur ti ke nevojë për më shumë të kthejnë shpinën sepse nuk shikojnë interes tek ty. Dhe ne siçe thashë pothuajse jetojmë në një shoqëri të tillë.
u shpreh Kllogjeri duke treguar edhe nota zhgënjimi për miqtë e tij.