Best of Live From Tirana of 2025
I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Armaldo Kllogjeri, për të rrëfyer detaje të pathëna më parë…
Pas eksperiencës tënde në “Big Brother VIP 2”, ti humbe punën dhe pastaj hodhe në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit. Çfarë ndodhi gjatë asaj kohe?
Unë dola nga “Big Brother” 7 ditë me vonesë, para se të paraqitesha në punë. Thelbi ishte që, të largosh një punonjës për 7 ditë janë dy arsye shumë të forta, ose ai person do i ketë shkaktuar një dëm ekonomik shumë të madh institucionit, ose ky person duhet ta ketë shkelur këtë leje që ka marrë nga institucioni disa herë. Asnjëra nga këto të dyja nuk qëndronte dhe prandaj unë fitova gjyqin. Pra, largimi ka qenë i qëllimshëm. Drejtoresha e asaj kohe e dinte se ku isha, sepse produksioni kishte bërë një takim paraprak me të. Mbas një viti vendosa ta hedh në gjyq, sepse unë besova tek ajo që do më rikthente në punë, por ishte thjesht një imagjinatë, një gënjeshtër nga ajo. Dhe nuk më jepte asnjë dokument se si unë isha larguar nga puna, mënyrën dhe procedurën që kishte ndjekur ajo. Pra, unë besova që do më rikthente, bëra një audicion, nuk më futi. E bëri audicionin fiktiv, për t’i treguar të tjerëve që unë e bëra audicionin por ai nuk e fitoi. Unë fitova dëmshpërblim por pa rikthim në punë. Fitimi i gjyqit nuk është me rikthim në punë. Asnjëherë shifra nuk ia vlen me dëmin që më ka shkaktuar ish-drejtoresha. E para, më ndërpreu karrierën. E dyta, më hoqi nga skena. Dhe e treta, më bëri një dëm psikologjik dhe ekonomik në familjen time. Unë e kam kuptuar pse nuk duan të më rikthejnë në punë, arsyeja mund të jetë se kam një shikueshmëri shumë të lartë në Instagram, kam një vëmendje nga publiku dhe bëhem më i vëmendshëm në një institucion shtetëror dhe nuk i jepet vëmendje pjesës tjetër. Për 20 vjet që kam qenë aty në punë nuk kam marrë asnjë masë disiplinore, nuk kam lënë asnjë shfaqje dhe kam bërë opera që kanë nderuar Teatrin e Operas kur janë prezantuar jashtë shtetit.