Celebrities Design Gossip

Nuk mungon as fusha e basketbollit, brenda jahtit super luksoz të Michael Jordan!

Legjenda e Chicago Bulls, Michael Jordan, është pronar i një superjahti luksoz, të quajtur “Joy”, siç i ka hije një ish-basketbollisti miliarder. 58-vjeçari e bleu mjetin luksoz lundrues në vitin 2019 për rreth 80 milionë dollarë, ndërsa ka në pronësi të tij edhe një varkë peshkimi që vlen rreth 8 milionë dollarë. Udhëtimin e parë Jordan e bëri për në ishullin St. Barts në Karaibe.

Brenda jahtit ka disa ambiente relaksi, si një jakuzi, palestër, dhomë ngrënieje fantastike, por nuk mund të mungonte edhe një fushë basketbolli, në mënyrë që Jordan dhe miqtë e tij të kujtojnë ditët e arta të kampionit amerikan.

Në vitin 2015, Jordan u bë i pari miliarder nga bota e sportit, ndërsa vijon të fitojë rreth 160 milionë dollarë në vit nga marrëveshjet me Nike. Jahti 70 metra i gjatë ka 8 dhoma, ku mund të qëndrojnë deri në 12 persona dhe 19 pjesëtarë të ekuipazhit. Kostot e mirëmbajtjes janë rreth 800 mijë dollarë në javë.

Ndërkaq, ju rikujtojmë se legjenda e basketbollit“vlen” më shumë se sa ylli i famshëm, Kim Kardashian. Ish-lojtari i “Chicago Bulls”, ka një pasuri prej rreth 2.2 miliardë dollarësh, ndërsa Kim një pasuri prej 1.2 miliardë dollarësh. Rikujtojmë, se Jordan u bë një super yll gjatë viteve 1990 dhe tani është një biznesmen i suksesshëm, me gamën e tij të veshjeve ‘Jordan’ duke arritur kështu një sukses të jashtëzakonshëm. 58-vjeçari luajti 15 sezone në NBA dhe fitoi gjashtë kampionate me “Chicago Bulls”.

Vlen të theksojmë gjithashtu se një palë atlete të veshura nga legjenda e basketbollit amerikan janë shitur në ankand për vlerën e 1.47 milion dollarëve. Jordan i përdori këto atlete Nike Air Ani kuqezi gjatë sezonit të tij të parë me Chicago Bulls në 1984. Ky ishte viti kur ai dhe Nike filluan bashkëpunimin e tyre për të krijuar markën e tij të firmës së rrobave dhe këpucëve.