Këngëtarja e njohur Dua Lipa është paditur së fundmi sërish për shkelje të të drejtave të autorit pasi ka postuar fotografi të paparacëve në Instagram. Sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura në Gjykatën e Qarkut të SHBA në Kaliforni, fotografi me bazë në New York, Robert Barbera, po pretendon se këngëtarja kreu shkelje të të drejtave të autori pasi postoi imazhin që ai ia bëri asaj në vitin 2018.
“Pa leje apo autorizim nga paditësi, i padituri përzgjodhi, kopjoi ruajti dhe shfaqi vullnetarisht çdo fotografi të mbrojtur nga e drejta e autorit të paditësit”,-thuhet në ankesë. Fotot për të cilat bëhet fjalë janë të Lipa-s e veshur me një pulovër të zi ku shkruan “HEROES”. Barbera thuhet se i ka realizuar fotot në korrik të vitit 2018. Sipas ‘Billboard’, fotografi u përpoq ta zgjidhte çështjen jashtë gjykatës, por pretendon se “komunikimi u ngadalësua dhe përfundimisht u ndal” pasi Lipa-s iu dha një draft-kopje e ankesës. Pas kësaj, imazhet thuhet se janë hequr nga llogaria e saj.

Barbera po kërkon dëmshpërblim dhe heqje të të gjitha fitimeve që i atribuohen aktivitetit të supozuar të shkeljes, një urdhër që ndalon bukuroshesn të shkelë ndonjë nga veprat e tij të tjera, kostot e padisë dhe interesin e paragjykimit. Kjo nuk është hera e parë që ylli i muzikës pop paditet për postimin e fotove të paparacëve në rrjetet sociale. Ndërkaq rikujtojmë, se Dua Lipa së fundmi është kthyer në Londër pas turneut të saj ‘Future Nostalgia’, mirëpo është përballur me një problem.
Mediat e huaja raportojnë se policia britanike ka bllokuar makinën luksozë të saj, Jaguar F-Type që kushton 55,000 paund. Nuk dihet se pse makina është bllokuar por nga fotot që kanë publikuar mediat vendase, shihet makina e yllit me famë botërore që ka një “Wheel clamp” te pjesa e rrotave. Një nga arsyet më të zakonshme për bllokimin ose konfiskimin e një makine është mungesa e sigurimit.