Lifestyle Love & Sex

Nuk paska të bëjë fare me anatominë, shenjat që tregojnë se një burrë ka aftësinë t’ju dhurojë orgazma ‘magjike’!

Shkenca dhe njerëzimi çdo ditë po bëjnë hapa drejt kuptimit më të thellë të orgazmës femërore dhe së fundmi një grup hulumtuesish kanë zbuluar atë çfarë ata besojnë se është mënyra më e mirë për t’i kënaqur gratë. Duket se orgazmat mund të mos kenë të bëjnë asgjë me anatominë e gruas apo aftësinë për të performuar në shtrat.

Aftësia e një gruaje për të përjetuar orgazëm nuk ka të bëjë asgjë as me anatominë e burrit. Duket se orgazma varet nga çfarë lloji burri ke përkrah. Sipas hulumtimeve të reja, ka disa karakteristika të cilat tregojnë se disa burra janë shumë të mirë në seks dhe u ofrojnë orgazma më të shumta.

Sensi i humorit

Sensi i mirë humorit dihet se është karakteristikë joshëse e burrave. Humori është aq i rëndësishëm, saqë ata kanë aftësi ta fitojnë zemrën e një gruaje vetëm përmes tij. Burrat të cilët kanë humor u kushtojnë vëmendje detajeve dhe mund t’i shohin gjërat nga një nivel më i lartë dhe nga një këndvështrim tjetër.

Kreativiteti

Burrat të cilët zgjohen nga gjumi, shkojnë në shtëpi, kthehen dhe të njëjtën rutinë e përsërisin çdo ditë janë të mërzitshëm. Grave iu pëlqejnë burrat që kanë pak kreativitet. Një burrë i cili ka kreativitet në jetë, di të krijojë edhe magji në dhomën e gjumit. Gjithashtu, ata mendohet se janë më misteriozë dhe le ta pranojmë që grave u pëlqen misteri.

Besnikëria

Edhe pse shumica e njerëzve besojnë se seksi me të njëjtin person për tërë jetën mund të jetë i mërzitshëm, gratë e shijojnë besnikërinë dhe angazhimin në marrëdhënie. Një burrë i cili është besnik, e bën gruan e tij të ndihet e dëshiruar.

Aroma

Aroma e një burri mund të joshë shumë gra pranë tij. Aroma nxitë emocione dhe ndjenja të cilat e bëjnë një grua më të relaksuar dhe më të interesuar në partnerin e saj. Aroma gjithashtu ndihmon në përmirësimin e orgazmave, për ato që ndërlidhin aromën me partnerin e tyre. Nëse aroma e një burri e bën një grua të ndihet e sigurt dhe e dashuruar, ajo do të përjetojë orgazma më të mira, më intense dhe më të shpeshta.