Lifestyle Love & Sex Sex

Seks me partnerin e përhershëm apo një aventurë, ja se kur e përjetojnë më shumë orgazmën gratë!

Sipas disa studimeve të fundit mësohet se në rastin e seksit pa obligime apo siç mund ta quajmë ndryshe ‘një aventurë me dikë të rastësishëm’, orgazma përjetohet dyfish më rrallë se sa me partnerin e përhershëm. Kështu ka konstatuar Justin Garsia, shkencëtar i Institutit Kinsley për hulumtime të seksit.

Hulumtimet dhe rezultatet e tyre i kanë prezantuar shkencëtarët në kongresin e “Akademisë Ndërkombëtare të Kërkimeve për Seksin dhe Shoqatën e Shkencave Psikologjike”. Me partnerin e rastësishëm vetëm për një natë gratë nuk ndihen mjaft të relaksuara dhe nuk e marrin guximin që të thonë atë që vërtet dëshirojnë në shtrat, thotë Pola England, sociologe, e cila ka udhëhequr studimin pesëvjeçar në të cilin kanë marrë pjesë 24.000 studentë.

Gjatë hulumtimit është konstatuar që 40 % e grave dhe 80 % e burrave kanë përjetuar orgazmën gjatë marrëdhënies së fundit seksuale me partnerin e rastësishëm në një “one night stand”. Krahas kësaj, madje 75 % e grave kanë thënë që orgazmën e kanë përjetuar gjatë seksit me partnerin e përhershëm.

Pamundësia ose zvogëlimi i ndjeshëm i shpeshtësisë dhe intensitetit për të pasur orgazma pavarësisht nga stimulimi adekuat seksual njihet gjerësisht si anorgazmi. Tek gratë, gjendja diagnostikohet si Çrregullim Orgazmik Femëror, i cili sipas ekspertëve përjetohet nga të paktën 33 për qind e grave në mbarë botën. Tek meshkujt, anorgazmia është më pak e zakonshme dhe bie nën diagnozën e ejakulimit të vonuar.

Mjekët thonë se faktorë të shumtë mund të çojnë në anorgazmi, e njohur edhe si sindroma e Coughlan-it, e cila është gjithashtu një formë e mosfunksionimit seksual. Ndërsa penetrimi vaginal gjatë marrëdhënieve seksuale në mënyrë indirekte stimulon klitorisin, shumë herë mund të mos jetë stimulim i mjaftueshëm për orgazëm. Shumë gra gjithashtu mund të kenë nevojë për stimulim të drejtpërdrejtë manual ose oral të klitorisit për të arritur orgazmën.