Celebrities Gossip Showbiz

Olivia Wilde ndjek Harry Styles në turne, ky është koncerti në Washingon DC!

Olivia Wilde dhe Harry Styles janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar dhe të huaj. Dyshja shpeshherë kanë bërë dalje publike te përbashkëta duke treguar sa shumë të dashuruar janë me njëri-tjetrin.

Një tjetër çast ky, kur çifti shumë i dashur është vendosur përsëri në qender të vëmendjes. Ka ndodhur pikërisht për koncertin e këngëtarit i cili është organiyuar në Washington. Fansat po e prisnin me padurim këtë çast, por duket se, dikush është fansi më i madh i Styles.

Bëhet fjalë për Olivia, një video e së cilës, është publikuar nga një faqe fansash ku duket se Wilde po e shijon shumë koncertin e të dashurit te saj. Është mjaft e qartë, që Olivia po kalon çaste magjike teksa kërcen nën ritmin e muzikës.

Por nëse mendoni se është vetëm Olivia fanse e zjarrtë e Styles, gaboheni. Duket se një fanse po ashtu shumë e madhe e Harry është nëna e Olivia, e cila është shfaqur në një video duke kërcyer dhe duke u argëtuar jashtëzakonisht shumë.

Momente shumë emocionuese këto padiskutim, ku duket se çifti është tepër i dashuruar, dhe më shumë se kaq, gjërat duken mjaft serioze apo familjare. Me siguri fansat e dyshes, jo vetëm që kanë shijuar jashtë mase fotot e përbashkëta të tyre, por edhe këto video qe janë publikuar së fundmi të Olivias dhe të së ëmës.

Kujtojmë së Harry Styles ndau një puthje të nxehtë me Florence Pugh në një trailer për thrillerin e tyre të ardhshëm “Don’t Worry Darling”, ndërkohë qe, filmi eshtë nën regjinë e të dashurës së Harry, Olivia Wilde. Nje nga çiftet më të komentuar të momentit, na treguan se arrijnë të menaxhojnë mjaft mirë dhe të ndajnë jetën private nga ajo profesionale.