Celebrities Gossip Showbiz

Harry Styles dhe Zoë Kravitz po numërojnë ditët drejt martesës? Zbulohet sekreti që po e mban lidhjen e tyre kaq të fortë!

Harry Styles dhe Zoë Kravitz duket se po afrohen gjithnjë e më shumë drejt altarit, ndërsa burime pranë çiftit bëjnë të ditur se ata tashmë kanë nisur të diskutojnë seriozisht planet për martesën.

Sipas burimeve, këngëtari britanik dhe aktorja hollivudiane po përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë së bashku, pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale.

Harry është aktualisht i zënë me turneun e tij botëror, ndërsa Zoë pritet të nisë xhirimet e një projekti të ri gjatë verës.

Një burim për revistën People ka treguar se marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë.

Zoë dhe Harry funksionojnë jashtëzakonisht mirë si çift. Miqtë e Harry-t nuk e kanë parë kurrë më të lumtur se tani. Zoë e mbështet pa kushte dhe sa herë që të dy kanë kohë të lirë, përpiqen ta kalojnë bashkë

-tha burimi.

Sipas të njëjtit burim, çifti ka folur tashmë edhe për organizimin e dasmës, megjithëse nuk është marrë ende një vendim për datën apo vendin ku do të zhvillohet ceremonia.

Së fundmi, Zoë u pa duke marrë pjesë e vetme në dasmën e Taylor Swift dhe Travis Kelce në New York, ndërsa Harry mungoi për shkak të angazhimeve në turneun e tij në Londër.

Burime pranë tyre kanë theksuar se distanca ishte vetëm për arsye profesionale dhe nuk lidhej me marrëdhënien e çiftit.

Harry Styles dhe Zoë Kravitz u lidhën romantikisht në verën e vitit 2025, ndërsa në prill të këtij viti u konfirmua se ishin fejuar. Që prej asaj kohe, ata kanë zgjedhur ta mbajnë romancën larg vëmendjes së tepërt mediatike, duke u shfaqur rrallë së bashku në publik.