Celebrities Film & Tv Showbiz

Olta Gixhari i tha se do të largohej nga gara, reagon Atalanta: “Ishte demoralizuese, nuk i takon asaj…”

Të ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up” kanë qenë Atalanta Kërçyku dhe Luixhino Hala, një nga çiftet konkurrente në “Dancing With The Stars”. Ata kanë folur më shimë për rrugëtimin e tyre deri më tani, por duke u ndalur dhe tek debatet gjatë spektaklit…

Si ndiheni tani që keni arritur deri në çerekfinale?

Atalanta: Ndihem shumë mirë, e vlerësuar. Kemi punuar shumë, që të gjithë ne. Tani presim të kalojmë në gjysmëfinale. Çelësi i suksesit janë të bërtiturat e Xhixhit (qesh). Çelësi ka qenë konsistenca, fakti që punojmë shumë, që kemi kimi me njëri-tjetrin dhe një brumë i mirë që isha unë (qesh).

Luixhino: Kur më ra Atalanta e parashikova sikur do të zgjaste 3-4 javë. Pa e ditur se kush do të ishte kasti, unë kisha kërkuar që të kisha Enxhin. Pse të mos kisha një njeri që e njihja? Por, kur bëmë koreografinë e parë me Atalantën, vura re që kishte një hov në skenë. Prova ishte shumë e çuditshme, aty u konstatua që kjo vajzë di të kërcejë. Aty thashë që “Atalanta mirëseerdhe në garë”.

Javën e kaluar, Olta Gixhari të tha që duhej të lije garën. Si u ndjeve pas këtij komenti?

Ishte fjali prekëse dhe pak e tepërt. Çdo gjë tjetër e pranoj nga juria, por t’i thuash dikujt që ka pasur koreografitë më të veshtira, si unë dhe Enxhi këtu, i bie që pas meje të ikte Enxhi dhe kush do të mbetej pastaj. Nuk i takon një anëtareje jurie të thotë se kush do të largohet. Atë e vendos publiku. Ishte demoralizuese. Nuk jam njeri që kap njerëz nga pas. E lë të rrjedhë dhe të shohim pastaj. Nuk jam dakord që thonë që nuk kemi pasur një kulm. Nxënësi i mirë, është i mirë. Rendimenti rritës në momentin që rritesh, duhet të rrish aty e ta ruash.