E ftuar në studion e “Wake Up” ka qenë aktorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Olta Gixhari. Olta ka folur pa doreza lidhur me eksperiencën e saj në këtë spektakël, por dhe marrëdhënien e saj me banorët e tjerë, e veçanërisht me Luizin, për të cilin shprehet kështu…
Ne kishim respekt me njëri-tjetrin. Nuk e prisja reagimin e Luizit kur unë vendosa që të dal. E prisja më të ftohtë. Ne nuk do të kishim të njëjtin shkëlqim nëse nuk do të ishim ashtu me njëri-tjetrin. Ne filluam të ndërtonim një konflikt shumë natyral që në fillim. Muajin e fundit kisha përgatitur një super mega lojë, por që nuk ndodhi.
Olta është gjykuar shumë në momentin që ka dalë nga shtëpia Amosi, miku i saj. Ka pasur nga ata që e kanë vënë në dyshim sepse ajo nuk kishte qarë më parë brenda në shtëpi, as kur pa videon e djalit. E përlotur në studio, Olta është shprehur:
Ka qenë momenti që më ka ardhur më shumë keq. Nuk më ka ardhur keq kur më janë drejtuar me gjuhë urrejte, por për këtë pjesë. Mbase mënyrat e mia mund të jenë pak teatrale, por unë kjo jam, kjo është jeta ime. Më ka lënduar që janë tallur me këtë. Unë kam qarë 6 ditë rresht pasi pashë videon e djalit. Duhet të kenë guxim shumë të fortë njerëzit që tallen me lotët e të tjerëve.
Ndërkohë emri i saj vazhdon të përmendet ende nëpër shtëpi, si ndihet ajo për këtë?
Më përmendin çdo ditë, disa herë në ditë. Më pëlqen kur dëgjoj disa personazhe që tani thonë se mund të isha favorite për të fituar, ndërkohë që në sy nuk ma kanë shprehur kurrë. Unë me Luizin kam qenë e sinqertë, i kam thënë që ti je në finale.
A je takuar me ndonjë nga ish-banorët e tjerë?
I vetmi që kam takuar ka qenë Maestro. Është e vërtet që krijohen miqësi në “Big Brother” dhe ky është rasti. Kam folur me Kejvinën në telefon dhe e kemi lënë që do takohemi. Me Amosin e kemi lënë këtë javë sepse ai ka pasur dhe shfaqje.