Gossip Health & Beauty

Operacionet plastike që ka bërë Margot Robbie për filmin ‘Barbie’!

Margot Robbie është kryefjalë e ditëve të sotme, për shkak të rolit të saj në filmin më të përfolur të momentit ‘Barbie’.Së fundmi në internet po qarkullon një video me dy ekspertë të mjekësisë estetike, të cilët kanë nxjerrë në sipërfaqe operacionet e mundshme plastike të Robbie.

Harrell, një specialiste e njohur e mjekësisë kirurgjikale dhe kozmetike, ndau mendimet e saj në Instagram për ndryshimin e Robbie për filmin Barbie. Sipas ekspertes, aktorja iu nënshtrua një sërë procedurash që përfshinin një blefaroplastikë të sipërme për heqjen e dhjamit nën vetull, një ngritje të vogël të vetullave, zmadhimin e mollëzave, mbushje buzësh, korrigjim të hundës në majë dhe zvogëlim të gjerësisë së vrimave të hundës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dana Omari-Harrell (@igfamousbydana)

Pavarësisht spekulimeve në lidhje me operacionin e mundshëm plastik të Robbie, Dana Harrell ka shprehur admirimin e saj për transformimin e aktores.