Gossip Showbiz

Margot Robbie ndez rrjetin në Paris? Fansat dyshojnë për “Ozempic” pas paraqitjes së saj shumë të dobët?

Aktorja australiane Margot Robbie tërhoqi vëmendjen gjatë sfilatës së Chanel në kuadër të Paris Fashion Week, ku u shfaq me një stil të ri flokësh bob dhe një pamje shumë të relaksuar.

Ylli 35-vjeçar mbërriti në event e veshur me xhinse të gjera blu dhe një jelek të bardhë transparent, që zbulonte një reçipetë me dantella poshtë, të kombinuara me balerina klasike të Chanel. Pamjen e plotësoi me një çantë lëkure dhe një shall elegant, të cilin më vonë e hodhi mbi supe.

Megjithatë, përveç stilit të saj, ajo që tërhoqi vëmendjen e shumë fansave ishte fiziku i saj i hollë. Në rrjetet sociale nisën spekulimet nëse aktorja mund të ketë përdorur ilaçe për humbje peshe si Ozempic.


Disa përdorues në internet shprehën shqetësim për pamjen e saj, duke shkruar se ajo dukej shumë më e dobët se më parë, ndërsa të tjerë u shprehën se aktorja ka pasur gjithmonë një trup të hollë dhe se komentet janë të ekzagjeruara.

Margot Robbie është ambasadore e markës Chanel që nga viti 2018 dhe shpesh është parë në evente të rëndësishme të modës.

Aktorja dhe bashkëshorti i saj Tom Ackerley mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë, në tetor të vitit 2024.

Në intervista të mëparshme, Robbie ka folur për qasjen e saj ndaj dietës dhe fitnesit, duke treguar se zakonisht shijon ushqimet që i pëlqejnë, por ndjek një regjim më të rreptë dhe “të pastër” ushqimi kur përgatitet për role filmike apo evente të mëdha.

Së fundmi, aktorja ka qenë në turne promovues për filmin Wuthering Heights, ku luan përkrah aktorit Jacob Elordi. Filmi i drejtuar nga Emerald Fennell ka pasur një start të suksesshëm në kinema, duke kaluar shifrën e 150 milionë dollarëve në arkëtime globale.