Margot Robbie tërhoqi gjithë vëmendjen gjatë sfilatës së Chanel në kuadër të Paris Fashion Week, duke u shfaqur me një stil të ri flokësh më të shkurtër, ndryshe nga pamja e saj e zakonshme me flokë të gjatë biondë.
Aktorja 35-vjeçare, e cila së fundmi është parë në filmin “Wuthering Heights”, mbërriti në ambientet e Grand Palais me një veshje elegante dhe moderne.
Robbie kishte zgjedhur një jelek të bardhë transparent që zbulonte reçipetat me dantella, të kombinuar me xhinse blu të çelëta. Ajo e plotësoi paraqitjen me një çantë gri të Chanel dhe një grim të ndritshëm që i theksonte tiparet.
Në këtë event të rëndësishëm të modës morën pjesë edhe shumë emra të njohur të showbiz-it. Mes tyre ishte edhe këngëtarja Kylie Minogue, e cila u shfaq me një kostum krem elegant me dantellë, të kombinuar me një fund midi dhe këpucë me taka, ndërsa mbante një çantë klasike të markës franceze.

Në sfilatën e Chanel u panë gjithashtu edhe figura të tjera të njohura si Oprah Winfrey, Lily-Rose Depp, Olivia Dean dhe Teyana Taylor.
Këngëtarja britanike Olivia Dean, 26 vjeçe, u shfaq me një xhaketë dhe një fund të bardhë me teksturë, duke krijuar një stil minimalist dhe elegant.
Paris Fashion Week, e cila zhvillohet nga 2 deri më 10 mars, është ndalesa e fundit e kalendarit global të modës pas New York Fashion Week, London Fashion Week dhe Milan Fashion Week. Këtë vit eventi përfshin 67 sfilata dhe 31 prezantime nga markat më të njohura të industrisë së modës.