Celebrities Gossip Showbiz

Pa prisni pak, Britney Spears është shtatzënë?!

Britney Spears, tashmë po mendon të ketë një fëmijë tjetër vetëm disa ditë pasi gjykata dha vendimin përfundimtar mbi kujdestarinë e saj. Këngëtarja 39-vjeçare, e cila ka dy djem Jayden James 15 vjeç dhe Sean Preston 16 vjeç me ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline, para pak ditësh postoi një fotografi në profilin e saj në Instagram, të një vajze të vogël që qëndronte në majë të gishtave pranë nënës së saj, e cila shkruan:

Po mendoj te kem një fëmijë tjetër! Pyes veten nëse kjo është një vajzë… ajo po qëndron në majë të gishtave të saj duke kërkuar diçka… kjo është e sigurt.

Tani duket se Britney Spears ka ndezur sërish thashethemet për një shtatzëni të mundshme teksa diskutoi haptazi dëshirën e saj për t’u bërë sërish nënë. Jennifer Otter Bickerdike, autorja e “Being Britney”, tha në një intervistë se këngëtarja dëshiron të përfitojë sa më shumë nga jeta e saj normale dhe të fillojë ta zgjerojë familjen me partnerin, Sam Asghari. Sipas Jennifer, këngëtarja e “Toxic” mund të bëjë një njoftim për shtatzëninë në muajt e ardhshëm.

Nuk do të habitesha nëse ajo tashmë është shtatzënë. Unë mendoj se ne duhet të presim një njoftim për tre ose gjashtë muajt e ardhshëm. Shpresojmë një vajzë. Ajo është e dëshpëruar të ketë një vajzë.

Spears ka thënë në gjykatë, në muajin qershor se ajo donte të martohej me të dashurin e saj Sam Asghari dhe do të donte të kishte një fëmijë me të. Britney aktualisht është e fejuar me Sam-in, me të cilin është në lidhje që nga viti 2017 pasi u takuan në xhirimet e një videoklipi. Për të siguruar që ajo të mos mbetej shtatzënë, Britney pretendoi se një pajisje kontraceptive intrauterine (IUD) ishte implantuar kundër vullnetit të saj.

Rikujtojmë se, i fejuari i Britney Spears, Sam Asghari, ka shprehur mirënjohjen e tij për këngëtaren, që sipas tij e bëri që të njihej si aktor. 27-vjeçari, i cili është model dhe trajner fitnesi, i bëri këto komente për revistën “Variety” gjatë premierës së “House Of Gucci”, në Los Angeles. Duke fituar një numër rolesh gjatë kohës së lidhjes me artisten, ai pranoi se ishte ndikimi i këngëtares që e ka ndihmuar në karrierë.