Celebrities Gossip Showbiz

Paditet Steven Tyler, këngëtari i njohur në telashe!

Këngëtari i njohur Steven Tyler është akuzuar së fundmi për sulm seksual dhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimit emocional të një të miture. Paditësja, Julia Holcomb deklaroi se filloi një marrëdhënie intime me këngëtarin e Aerosmith në 1973, pak pas ditëlindjes së saj të 16-të. Pavarësisht se nuk e përmendi Tyler në padi, Holcomb ka folur publikisht për marrëdhënien e saj të supozuar me të në të kaluarën.

Ajo tregoi se e takoi muzikantin në një koncert të Aerosmith në Portland, ku jetonte dhe se ai e mori atë në dhomën e tij të hotelit pas shfaqjes. Holcomb u shpreh se i tregoi Tyler-it moshën e saj përpara se ai të kryente akte të ndryshme seksuale ndaj saj. Më pas rokeri e çoi atë në shfaqjen e tij të radhës në Seattle, pas së cilës dyshohet se kreu më shumë akte dhe e ktheu në Portland të nesërmen.

Julia pohoi se, në vitin 1974, Tyler e bindi nënën e saj që ta lejonte atë të bëhej kujdestari i saj ligjor. Ai i premtoi se do të sigurohej që ajo të regjistrohej në shkollë. Por, sipas padisë ai nuk i zbatoi këto premtime. Në vend të kësaj vazhdoi të udhëtonte me të, ta sulmonte dhe t’i siguronte alk0l dhe dr0gë. Në vitin 1975, kur Holcomb ishte 17-vjeçe, mbeti shtatzënë me djalin e Tyler. Por vokalisti këmbënguli që të ndërpriste shtatzëninë. Pas abortit, ajo e la Tyler dhe u kthye në Portland për të filluar një jetë të re si një katolike e devotshme.

Rikujtojmë, ka situata familjare kaq unike saqë ia vlen të përfshihen në një telenovelë. Ashtu ishte fëmijëria e Liv-it, aktores e cila qysh në moshë të vogël nxori në pah aftësitë e saj detektive dhe zbuloi se babai i saj nuk ishte askush tjetër veçse një muzikant legjendar i grupit rock. Liv Tyler ka lindur fillimisht si Liv Rundgren. Tashmë aktorja është vajza e Bebe Buell, modele dhe këngëtare që shkëlqeu për talentin e saj në vitet 70-të. Gjatë këtyre viteve, Bebe pati një lidhje me Todd Rundgren, një anëtar i grupit Utopia.