Celebrities Gossip Showbiz

Pak orë para premierës absolute të filmit “5 herë JO”, Donald Veshaj zbulon pak nga përgatitjet e fundit!

Premiera absolute e filmit “5 Herë Jo” do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Cineplexx, TEG në orën 19:30. Donald Veshaj dhe Bora Zemani, përkatësisht Jora dhe Gjergji do të përballen më një sërë të papriturash në botën e kinemasë, artit dhe televizionit.

Mbrëmja e sotme është shumë e rëndësishme për Donaldin dhe Borën, pasi kjo është edhe premiera e filmit të tyre të parë të realizuar. Mesa duket Donaldi po merret edhe vetë personalisht me përgatitjet e fundit dhe vetëm pak më parë ka postuar në Instastory një video teksa ka treguar edhe vendin ku do të mbahet premiera në TEG.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Dita e sotme për Borën është shumë e rëndësishme, kjo pasi për të jeta e sj ka ndryshuar në këtë datë. E pse është zgjedhur data 12 dhjetor për premierën absolute të filmit mesa duket është zbuluar. Ditën e sotme djali i saj Arnori feston ditëlindjen dhe këtë na e ka treguar Bora me një postim në Instagram, ku ka postuar disa foto me të dhe një urim shumë të veçantë.