Gossip Music

Pak pas publikimit të albumit “DONDA”, Kanye West akuzon kompaninë muzikore!

Reperi i njohur, Kanye West më në fund ka publikuar albumin e shumëpritur “DONDA”, tashmë në çdo platformë transmetimi. Artisti filloi njoftimin e albumit të ri dy vjet më parë. Ai organizoi tre festa, ku mysafirët mund të dëgjonin disa nga këngët dhe për një kohë jetoi në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta për t’u përqendruar në procesin e regjistrimit.

Mirëpo, disa orë pas lançimit, përmes rrjetit të tij social, Instagram, reperi deklaroi se albumi doli pa miratimin e tij. Nëpërmjet një postimi ai deklaroi se:

Universal e publikoi albumin pa miratimin tim dhe ata nuk përfshinë këngën ‘Jail 2’.

Përfaqësuesit e “Universal” ende nuk kanë reaguar, por sipas disa burimeve brenda në kompani e quajtën pretendimin e West ‘idiotllik’. “Donda” përfshin bashkëpunime të Kanye me JAY-Z (në “Jail”), Weeknd, Jay Electronica, Young Thug, i ndjeri Pop Smoke,Travis Scott, Lil Baby, Kid Cudi dhe shumë të tjerë.

Rikujtojmë se, burime të shumta kanë treguar për E! News se Kim Kardashian nuk ishte në dijeni se Marilyn Manson dhe DaBaby do të luanin një rol në shfaqjen e albumit të Kanye West, “DONDA”. Një burim i brendshëm pranë Kim zbulon për E! News ekskluzivisht se ajo ishte “shumë e mërzitur” kur mësoi për përfshirjen e Marilyn.

Ndërkaq, thuhet se dyshja më e famshme e momentit, Kim dhe West, po mendojnë seriozisht për një ribashkim të tyre. Madje po thuhet se ata duan të tërheqin kërkesën për divorc. Duket se ata kanë një arsye për të qenë sërish bashkë, përveç mirëqenies së katër fëmijëve të tyre.

Ylli i “KUWTK”, i habiti të gjithë teksa ishte e pranishme në promovimin e albumit të ish-bashkëshortit të saj, Kanye West. Performanca e reperit Kanye në Soldier Field në Çikago erdhi edhe me disa të ftuar special, por më e veçanta ishte pikërisht Kim, e cila e la publikun me gojë hapur kur u shfaq me një fustan nusërie.