Gossip Showbiz

Nuk i ndahet shpirti nga Kanye, Kim Kardashian shfaqet me fustan nusërie në…

Ajo e di shumë mirë sekretin se si të tërheqë vëmendjen me veprimet e saj. Ylli i “KUWTK”, Kim Kardashian i ka habitur të gjithë teksa ishte e pranishme në promovimin e albumit të ish-bashkëshortit të saj, Kanye West. Performanca e reperit Kanye në Soldier Field në Çikago dje në mbrëmje erdhi edhe me disa të ftuar special, por më e veçanta ishte pikërisht Kim, e cila e la publikun me gojë hapur kur u shfaq me një fustan nusërie.

Kim doli me një fustan të bardhë nusërie nga Balenciaga Couture gjatë këngës “No Child Left Behind”, kënga përmbyllëse e mbrëmjes. Nuk e dimë çfarë ka dashur të na thotë Kim me këtë veprim, ama diçka e bukur është padyshim në horizont, ndoshta një rikthim mes tyre?! Kjo mbetet për tu parë.

Rikujtojmë se dyshja e njohur e kanë mbështetur gjithmonë njëri-tjetrin dhe mesa duket do të vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe në të ardhmen. Burime për “TMZ” thanë se Kim ishte shumë e lumtur që bëri diçka të tillë për Kanye-n, pikërisht në eventin që ishte aq i rëndësishëm për të.

Ky ishte eventi i tretë për “Donda” dhe mund të themi diçka me siguri, që albumi ka pasur një publicitet të jashtëzakonshëm me mënyrat më të veçanta.

Ndërkaq, 40-vjeçarja nuk e ka fare në planet e saj të heqë mbiemrin West nga emri i saj dhe kjo ndodh për hir të fëmijëve të saj pavarësisht divorcit. Ndërsa në media po përflitet për reperin Kanye i cili po ndryshon emrin e tij ligjërisht në Ye, Kim vazhdon të quhet Kim Kardashian West.