Celebrities Gossip Showbiz

Kim Kardashian dhe Kanye West drejt një ribashkimi?!

Dyshja më e famshme e momentit, Kim Kardashian dhe Kanye West, po mendojnë seriozisht për një ribashkim të tyre. Madje po thuhet se ata duan të tërheqin kërkesën për divorc. Duket se ata kanë një arsye për të qenë sërish bashkë, përveç mirëqenies së katër fëmijëve të tyre.

Zërat për një ribashkim të tyre nisën kur Kim u shfaq në promovimin e albumit të reperit me fustan nusërie. Këto thashetheme i kanë pohuar edhe burime pranë dyshes për gazetën britanike “The Sun”, se ata po përpiqen të rindërtojnë marrëdhënien e tyre. Gjithashtu ata pohuan se ylli i “Keeping Up With The Kardashians” mund të tërheqë kërkesën për divorc që bëri në shkurt të këtij viti.

Nga ana tjetër, burime të tjera janë shprehur se reperi iu ka thënë miqve se është rikthyer me Kim, por askush nuk beson se është e vërtetë. Një burim pranë tij është shprehur se:

Kanye u ka thënë mediave se ai dhe Kim janë përsëri bashkë por të gjithë e dinë që kjo nuk është e vërtetë. Historia e vërtetë është se Kanye dëshiron të mposhtë Drake në shitje rekord dhe ai po bën një shfaqje të madhe për të tërhequr vëmendjen e mediave. Ata nuk po kthehen së bashku. E vetmja gjë që ata kanë ende të përbashkët është dashuria për shtypin. Dhe sigurisht ajo do ta ndihmojë akoma të fitojë para sepse paratë shkojnë për fëmijët e tyre. Është e dobishme për të dy.

Rikujtojmë se, burime të shumta kanë treguar për E! News se Kim Kardashian nuk ishte në dijeni se Marilyn Manson dhe DaBaby do të luanin një rol në shfaqjen e albumit të Kanye West, Donda. Një burim i brendshëm pranë Kim zbulon për E! News ekskluzivisht se ajo ishte “shumë e mërzitur” kur mësoi për përfshirjen e Marilyn. Rocker-i po përballet me akuza të shumta për abuzim dhe sjellje të pahijshme seksuale, të cilat ai i ka mohuar.