Bota Tech

Pandemia, njihuni me strategjinë e re të “Google” për rimëkëmbjen ekonomike!

Kompania amerikane “Google” njoftoi se këtë vit do të investojë mbi 7 miliardë dollarë në SHBA për të krijuar mijëra vende të reja të punës, me qëllim që të ndihmojë vendin të rimëkëmbet nga shkatërrimi ekonomik i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. Drejtori ekzekutiv, Sundar Pichai dhe kompania mëmë e “Google”, Alphabet, theksuan se:

Besoj se rimëkëmbja e qëndrueshme ekonomike do të vijë nga komunitetet lokale dhe njerëzit dhe bizneset e vogla që u japin atyre jetë. Kjo është arsyeja pse ne planifikojmë të investojmë mbi 7 miliard dollarë në zyra dhe qendra të dhënash në të gjithë SHBA-në dhe të krijojmë të paktën 10 mijë vende të reja të punës me kohë të plotë në Google këtë vit në SHBA.

Sundar shtoi se kompania po investon në disa komunitete që janë të reja për kompaninë, si dhe zgjerohet në 19 shtete të tjera. Kompania theksoi se vitin e kaluar punësoi një numër rekord të punonjësve me ngjyrë dhe latino.

Ndërkohë, kompania “Google” po sjell në “Maps” mundësinë që përdoruesit të shtojnë informacione për rrugë që mungojnë, foto vendesh dhe orare dyqanesh. Gjjithashtu, edhe Instagram, po prezanton politikat e reja duke limituar interaksionet mes adoleshentëve dhe të rriturve për ta bërë më të sigurt platformën e vet për përdoruesit më të rinj.