Celebrities Fashion Showbiz

Paraqitjet më të mira të Beyoncé-s nga turneu i saj “Renaissance”!

Në festimin e albumit të saj të shtatë me të njëjtin emër, turneu i parë solo i Beyoncé-s në shtatë vjet shfaqi një gardërobë të përshtatshme për një mbretëreshë. Me veshjet që ndryshonin nga vendi në vend, ky turne u shndërrua në një sfilatë mode dhe shkaktoi mjaft kureshtje në publik.

Kjo epokë në muzikën e Beyoncé-s ka të bëjë me gëzimin e shfrenuar, vetë-fuqizimin, lirinë në dashuri, lëvizjen dhe identitetin qoftë racor, seksual apo gjinor. Beyoncé shkroi në Instagram në vitin 2022:

Krijimi i këtij albumi më lejoi një vend për të ëndërruar dhe për të gjetur arratisje gjatë një kohe të frikshme për botën. Synimi im ishte të krijoja një vend të sigurt, një vend pa gjykim. Një vend për të qenë e lirë nga perfeksionizmi dhe mendimi i tepërt. Një vend për të bërtitur, çliruar, ndjerë lirinë.

Gjatë zhvillimit të garderobës së turneut, Beyoncé dhe ekipi i saj krijuan idenë e një diskoje fantastiko-shkencore, si një festë gjigante në një galaktikë. Stilistja Iris van Herpen, e cila u kujdes për imazhin e turneut, u shpreh:

Më pëlqen të dizajnoj me konceptet e fantashkencës, pasi i jep liri krijuese udhëtimit në kohë dhe hapësirë. Për mua, gjatë turneut të saj “Renaissance”, ajo u shfaq si një mbretëreshë e përjetshme që lëviz në këtë galaktikë, duke nxjerrë në pah feminitetin e saj karakteristik.

Këtu janë disa nga paraqitjet më të mira nga turneu “Renaissance”.