Një incident i papritur thuhet se ka ndodhur gjatë festës pas Oscars në Los Angeles, e organizuar nga Jay-Z dhe Beyoncé, ku në qendër të vëmendjes kanë qenë Justin Bieber dhe Usher.
Sipas burimeve, Usher iu afrua Bieberit me një qëndrim të tensionuar, çka çoi në një debat verbal mes dy artistëve. Disa raportime sugjerojnë se situata mund të ketë eskaluar edhe më tej, por ende nuk ka konfirmim nëse pati përplasje fizike.
Marrëdhënia mes tyre ka qenë dikur shumë e ngushtë, pasi Usher ishte një nga figurat kyçe që ndihmoi Bieberin në fillimet e karrierës së tij, duke e futur në industrinë e muzikës.
Megjithatë, me kalimin e viteve, burime të ndryshme kanë aluduar për një ftohje të raportit mes tyre, duke ngritur pikëpyetje mbi atë që mund të ketë ndodhur realisht në këtë event.
Deri më tani, asnjë nga artistët apo të pranishmit nuk kanë reaguar publikisht, duke e lënë situatën në mister dhe duke shtuar kuriozitetin e fansave.