Celebrities Gossip Showbiz

Paris Hilton i surprizon të gjithë, bëhet nënë për herë të dytë!

Trashëgimtarja miliardere Paris Hilton zbuloi së fundmi me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram se ajo dhe bashkëshorti i saj, Carter Reum, mirëpritën fshehurazi fëmijën e tyre të dytë. “Faleminderuese për vajzën time”,-ka shkruar 42-vjeçarja në një foto në Instagram të një veshje rozë me monogram me emrin London. Rikujtojmë se Paris u bë nënë e djalit Phoenix në janar me ndihmën e një surrogate.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

Hilton së fundmi ka surprizuar me dukjen e saj teksa është fotografuar nga paparacët në një qendër tregtare në Las Vegas. Paris është shfaqur e veshur me një kostum të gjerë sportiv, pa make up dhe me një kapuç në kokë. Duke pasur parasysh se është shumë e rrallë ta shohësh Paris në publik pa make up, fotografitë janë shpërndarë shumë shpejt në rrjetet sociale.

Rikujtojmë se së fundmi miliarderja zgjodhi që të zbulojë fytyrën e djalit të saj, Phoenix në rrjetin social Instagram. “Engjëlli im i çmuar, Phoenix, është në Nju-Jork për herë të parë”,-ka shkruar bukuroshja në mbishkrim. Mirëpo ndjekësit vunë re një detaj. Sipas tyre, kishte diçka që nuk shkonte me formën e kokës së djalit.

Paris ndërkaq komentoi duke u shprehur: “Ka disa njerëz të sëmurë në këtë botë. Engjëlli im gëzon shëndet të plotë. E sigurisht që do të bëhet mjek, ka një tru të madh”. Hilton dhe bashkëshorti i saj Carter Reum u fejuan në shkurt 2021 pas më shumë se një viti lidhje dhe u martuan në nëntor të atij viti.