Celebrities Gossip Showbiz

Pas komenteve për formën e kokës së djalit të vogël, reagon Paris Hilton!

Para pak ditësh trashëgimtarja miliardere Paris Hilton ka zgjedhur që të zbulojë fytyrën e djalit të saj, Phoenix në rrjetin social Instagram. 42-vjeçarja postoi në Instagram foto të djalit të saj nga udhëtimi i tij i parë në Nju-Jork. “Engjëlli im i çmuar, Phoenix, është në Nju-Jork për herë të parë”,-ka shkruar bukuroshja në mbishkrim.

Mirëpo ndjekësit vunë re një detaj. Sipas tyre, ka diçka që nuk shkon me formën e kokës së djalit. “Nuk dua të jem e pasjellshme, por çfarë po ndodh me formën e kokës së djalit”? “Pse e ka kokën kështu?” “A vuan diçka”? “Fëmija ka kokën më të madhe se Hilton”- janë disa nga komentet në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

Mes shumë komenteve, pati edhe nga ato që e mbrojtën nënën e re. Paris komentoi, duke u shprehur: “Ka ca njerëz të sëmurë në këtë botë. Engjëlli im gëzon shëndet të plotë. E sigurisht që do të bëhet mjek, ka një tru të madh”.

Hilton publikoi edhe një deklaratë në “Instagram”, ku u shpreh:

Jetesa në vëmendjen e publikut i bën komentet të pashmangshme, por të merren me fëmijën tim, ose me të kujtdo tjetër, është e papranueshme. Kjo më lëndon më shumë seç mund ta përshkruaj. Kam punuar shumë që të kultivoj një ambient që ka dashuri, respekt dhe pranim dhe pres të njëjtën gjë në këmbim.

Paris vijoi: “Phoenix është bota ime dhe është bekimi më i madh në jetën time. Çdo ditë me të më kujton se cilat gjëra kanë vërtet rëndësi”, duke shtuar se shpreson që njerëzit ta trajtojnë njëri-tjetrin me më shumë mirësjellje dhe empati. Paris dhe bashkëshorti i saj, Carter Reum, u bënë prindër në janar, përmes një nëne surrogate.