Celebrities Fashion Showbiz

Paris Hilton na dëshmon se të veshësh taka të ndryshme në emision është metoda më e mirë për t’u komentuar gjatë nga kushdo!

Paris Hilton është duke qeshur me një nga gafat e saj më të fundit të modës. Në fillim të kësaj jave, Hilton u shfaq në “The Tonight Show”, ku rastësisht veshi dy taka të ndryshme. Kjo arriti që të vihej në dukje fillimisht në TikTok nga llogaria zyrtare e “The Tonight Show”, e cila shoqëroi një video të yllit duke ecur në setin e shfaqjes për të përshëndetur prezantuesin Jimmy Fallon me këngën e Kreepa “Oh No”.

Ndërsa Hilton, e veshur me një fustan të gjelbër neoni, ecte nëpër skenë, klipi u zmadhua në këmbët e saj, duke zbuluar se ajo kishte një takë nude në njërën këmbë dhe një stileto të pastër, të zbukuruar me kristale në tjetrën. Në klipin e shkurtër ishte shkruar:

Kur dilni me nxitim nga shtëpia me këpucët e gabuara.

@fallontonight

When you rush out of the house with the wrong shoes @parishilton #FallonTonight

♬ Oh No – Kreepa

Në pjesën e komenteve, fansat e yllit të “Paris in Love” reaguan duke thënë se kjo ka qenë e qëllimshme nga ana e bukuroshes. Por nuk mugoi as reagimi i vetë Hilton më pas, kur ajo postoi një video në TikTok të shoqëruar me klipin origjinal të “The Tonight Show”, Hilton qëndroi përpara një portreti të Marilyn Monroe ndërsa kishte veshur tuta rozë veluri me syze dielli të njëjta ngjyrë rozë. Teksa klipi luante dhe vinte në pah pamjen e saj të këpucëve, ajo vendosi fytyrën në pëllëmbën e saj dhe tundi kokën. Poshtë klipit Hilton duke promovuar edhe serialin e saj të ri televiziv ka shkruar se:

Kjo është ajo që ndodh kur nxitoni për të parë episodet finale të #ParisInLove @peacocktv.

@parishilton

#duet with @fallontonight This is what happens when you rush out to watch the finale episodes of #ParisInLove @peacocktv

♬ Oh No – Kreepa