Aktorja e njohur Kate Hudson ka surprizuar publikun me një qasje krejt ndryshe ndaj moshës, duke treguar hapur se është plotësisht në paqe me kalimin e viteve, madje e shijon atë.
E ftuar në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, ku u intervistua nga Jimmy Fallon, aktorja foli për ditëlindjen e saj të fundit më 19 prill. Teksa moderatori e uroi për 47-vjetorin, ajo reagoi me humor:
Faleminderit. Jam shumë e moshuar.
Megjithatë, Hudson e bëri të qartë se kjo nuk ishte aspak një ankesë. Përkundrazi, ajo u shpreh se ndihet më mirë se kurrë me veten dhe me fazën e jetës ku ndodhet.
Jo, më pëlqen. Më pëlqen të plakem. Mendoj vërtet se do të bëhem një plakë e shkëlqyer
-tha ajo me sinqeritet.
Aktorja theksoi se me kalimin e viteve vjen një qetësi e re dhe një liri nga presionet e dikurshme:
Bëhet gjithnjë e më mirë. Nuk shqetësohesh më për gjëra që më parë të rëndonin.
Deklarata e saj është pritur shumë pozitivisht nga fansat, pasi sfidon standardet e zakonshme të Hollywood-it, ku rinia shpesh vendoset në piedestal.
Sa i përket festimit të ditëlindjes, Kate Hudson zgjodhi një atmosferë intime dhe të qetë, duke kaluar kohë me familjen dhe miqtë e saj më të afërt, larg zhurmës së festave të mëdha.