Celebrities Gossip Showbiz

Pas 20 vitesh fushatë në mbështetje të refugjatëve, Angelina Jolie merr një ‘tjetër kthesë’!

Ylli hollivudian Angelina Jolie do të largohet nga roli i saj si e dërguara speciale në agjencinë e OKB-së për refugjatët, UNHCR, pas 20 vitesh fushatë në mbështetje të njerëzve të zhvendosur me forcë në mbarë botën. Jolie, në një deklaratë të përbashkët me UNHCR-në, tha se dëshironte të trajtonte një grup më të gjerë çështjesh humanitare dhe të të drejtave të njeriut.

Pas 20 vitesh duke punuar brenda sistemit të OKB-së, ndjej se është koha që unë të punoj ndryshe, duke u angazhuar drejtpërdrejt me refugjatët dhe organizatat lokale dhe duke mbështetur avokimin e tyre për zgjidhje.

Filippo Grandi, kreu i HCR, shprehu mirënjohjen e tij për dekadat e shërbimit dhe angazhimit të Jolie, duke theksuar se ajo bëri një ndryshim për refugjatët dhe njerëzit e zhvendosur. Jolie, ka kryer më shumë se 60 misione për UNHCR-në, duke siguruar që të tërheqë vëmendjen e mediave për problemet me të cilat përballen refugjatët.

Rikujtojmë, se së fundmi ylli i filmave ka pranuar se më parë ka menduar të punësonte një vrasës me pagesë për ta vrarë atë. Aktorja 47-vjeçare foli hapur për problemet e shëndetit mendor që e kanë munduar. Në vitet e para të karrierës, ajo tha se kishte mendime vetëvrasjeje. Kur ishte 19-vjeçe, ajo bëri përpjekjen e saj të parë për vetëvrasje. 4 vjet më vonë, ylli i filmave hartoi një plan për t’i dhënë fund jetës së saj në një mënyrë që familja ta kuptonte më mirë. Kështu ajo vendosi të punësonte një vrasës profesionist për ta vrarë atë.