Celebrities Love & Sex Showbiz

Pas 6 vitesh së bashku, Samantha Fox martohet me partneren e saj!

Samantha Fox dhe partnerja e saj prej vitesh, Linda Olsen, janë martuar gjatë fundjavës në Essex. Ish-modelja dhe këngëtarja britanike është konsideruar si një simbol seksi për dekada, ndërsa meshkujt në mbarë botën e kanë admiruar duke bërë tatuazhe emrin dhe portretin e saj. Megjithatë, zemrën e 56-vjeçares e ka fituar një norvegjeze, me të cilën është në një lidhje që nga viti 2016. Ato filluan të dilnin vetëm një vit pas vdekjes së partneres së mëparshme të këngëtares, Myra Stratton.

Edhe pse dasma ishte planifikuar për në vitin 2020, ajo u shty për shkak të situatës me pandeminë e koronavirusit. Kujtojmë, Samantha e nisi karrierën si modele në moshën 16 vjeçare dhe ia ka dalë mbanë pavarësisht se është vetëm 1.58 centimetra e gjatë.

Ajo ishte femra më e fotografuar e viteve ‘8o. Karrierën si këngëtare e filloi në vitin 1986, ndërsa me këngën “Touch Me” ishte në krye të top-listave anembanë botës.