Celebrities Film & Tv Showbiz

Pas 8 vjetësh, Cameron Diaz i rikthehet filmave dhe kjo vetëm falë një personi!

Pas një pauze 8-vjeçare, aktorja e njohur Cameron Diaz u është rikthyer sërish filmave. Diaz, e cila zyrtarisht konfirmoi tërheqjen e saj nga Hollywood-i në vitin 2018, do të luajë në filmin e ri të Netflix “Back in Action”, së bashku me Jamie Foxx. Të dy më parë luajtën së bashku në “Annie” të vitit 2014, që ishte edhe shfaqja e fundit e Diaz në film. Aktorja në një Story në Instagram pas njoftimit tha se:

Jamie Foxx, vetëm ti mund të më kthesh në aksion. Mezi pres, do të jetë një shpërthim!

Netflix nuk ka caktuar ende një datë për publikimin e filmit, por Foxx shkroi në Twitter se prodhimi do të fillojë këtë vit. Foxx festoi rikthimin e Diaz në Twitter, duke postuar një regjistrim të të dyve duke biseduar për rikthimin e saj. Edhe pse jo aq aktive në Hollywood vitet e fundit, Diaz lançoi një markë verërash organike. Vitin e kaluar, ajo deklaroi se, si nënë, nuk mund ta imagjinonte të ishte në një sheshxhirim për 16 orë në ditë. Ajo në atë kohë tha se:

A do të bëj një film përsëri? Nuk po e kërkoj, por a do ta bëj? Nuk e di. Nuk e kam idenë. Ndoshta. Kurrë mos thuaj kurrë.

Rikujtojmë, se Diaz u martua me këngëtarin Benji Madden në vitin 2015 dhe kanë një fëmijë së bashku, i quajtur Raddix, i lindur në vitin 2020. Cameron para pak kohësh zbuloi se një dëmtim e la atë pa mundësinë për të punuar për gati një vit. Aktorja tha se ishte mësuar të jetë e fortë për pjesën më të madhe të jetës së saj. Cameron shpjegoi:

Unë jam ende duke u shëruar, kështu që kam qenë larg stërvitjes për tetë muaj. Unë kam qenë shumë e fortë dhe me të vërtetë aktive. Për këdo që po përpiqet të përmirësohet nga diçka e tillë, nuk duhet të jetë një dëmtim, mund të të ndodhë pas lindjes ose ndonjë procesi në jetë që ju ndalon në gjurmët tuaja, të ecni lehtë me veten është rruga për ta kapërcyer atë.