Celebrities Gossip Showbiz

Surprizë e madhe! Cameron Diaz bëhet nënë për herë të tretë!

Cameron Diaz dhe bashkëshorti i saj, Benji Madden, kanë zgjeruar familjen e tyre me një tjetër anëtar të ri.

Lajmin e bukur e ndau vetë muzikanti përmes një postimi në Instagram më 4 maj, ku zbuloi edhe emrin unik të djalit të tyre: Nautas Madden. Ai publikoi një ilustrim simbolik me një anije piratësh, duke e shoqëruar me një mesazh emocionues.

Cameron dhe unë jemi të lumtur, të emocionuar dhe shumë të bekuar për të njoftuar lindjen e fëmijës sonë të tretë… mirë se erdhe në botë, bir

-shkroi ai.

Në të njëjtin postim, Madden ndau edhe disa ilustrime të tjera që përfaqësonin jetën familjare, duke qëndruar besnik stilit të tyre privat dhe diskret.

Çifti, i njohur për faktin se ruan larg vëmendjes jetën personale, janë tashmë prindër edhe të vajzës Raddix Wildflower dhe djalit Cardinal. Ata rrallë publikojnë imazhe të fëmijëve apo detaje nga përditshmëria e tyre familjare.

Pas lindjes së fëmijës së dytë në vitin 2024, burime pranë tyre kishin treguar se ata ndiheshin jashtëzakonisht me fat që po përjetonin sërish prindërimin.

Vetë Diaz ka folur më herët për mëmësinë, duke theksuar se vendimi për të pasur fëmijë në një moshë më të vonë ka qenë i menduar dhe shumë i rëndësishëm për të.

Lajmi për ardhjen në jetë të Nautas Madden ka pushtuar rrjetet sociale, ku fansat kanë vërshuar me urime për çiftin.